Haziri: Raporti i MPJ-së për rastin në Banjskë ka qenë skandaloz, Kosova është turpëruar
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se Lajçak edhe O’Brien dhe përfaqësues tjerë në Forumin e Dubrovnikut konfirmuan që progresi është i pakushtëzuar, që masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të largohen. “Në takimin e Dubrovnikut edhe Lajçak edhe O’Brien edhe përfaqësues tjerë, konfirmuan që progresi është i pakushtëzuar, që masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të […]
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se Lajçak edhe O’Brien dhe përfaqësues tjerë në Forumin e Dubrovnikut konfirmuan që progresi është i pakushtëzuar, që masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të largohen.
“Në takimin e Dubrovnikut edhe Lajçak edhe O’Brien edhe përfaqësues tjerë, konfirmuan që progresi është i pakushtëzuar, që masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të largohen. Fatkeqësisht masat do të largohen në mënyrë të përshkallëzuar, pra do të ketë pasoja. Dhe, krejt ky raport i kushtëzuar që Kurti tani e ka ndërtuar ka me e vuajt Kosova, sepse jemi në masa financiare të mëdha tash e dy vite gati”, tha ai.
Haziri thotë se Serbia e ka obligim që të bashkëpunoj në rastin e sulmit terrorist në Kosovë deri në dorëzim të Radojiçiqit.
“Poashtu, Serbia e ka obligim që të bashkëpunoj në rastin e sulmit terrorist në Kosovë, në hetime, parandalim deri në dorëzim të Radojiçiqit për veprimin që e ka bërë”, thotë ai.
Nënkryetari i LDK-së thotë se Kosova sa i përket rastit në Banjskë, raportin që ka shfrytëzuar ka qenë skandaloz dhe e ka turpëru vendin.
“Në këtë rast një raport i hetimeve që Kosova e ka shfrytëzu përmes Ministrisë së Jashtme ka qenë skandaloz, dhe e ka turpëru Kosovën sepse Prokuroria Speciale dhe Prokuroria e Shtetit janë ato që do të përfundojnë hetimet dhe shpresoj shumë që do të jetë raport kredibil dhe ai pastaj do të bëhet dokument tek partnerët tanë që do të jetë në kërkim, ekstradim”, thotë Haziri për Front Online.