Bomba e verës, Barella pritet të largohet nga Interi për 90 milionë euro
Oferta faraonike ka arritur, Nicolo Barella largohet nga Interi. Nicolo Barella prej shumë vitesh është në shënjestrën e klubeve kryesore të Europës. Pozicioni i Inter-it është gjithmonë i njëjti: të gjithë yjet e ekipit do të shiten vetëm para ofertave të mëdha. Kështu do të jetë edhe për Barella-n. Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik […]


Oferta faraonike ka arritur, Nicolo Barella largohet nga Interi.
Nicolo Barella prej shumë vitesh është në shënjestrën e klubeve kryesore të Europës.
Pozicioni i Inter-it është gjithmonë i njëjti: të gjithë yjet e ekipit do të shiten vetëm para ofertave të mëdha. Kështu do të jetë edhe për Barella-n.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Manchester City është i gatshëm të ofrojë 90 milionë euro për kartonin e Barellas.
Citizens e kanë piketuar Barellan si zëvendësuesin ideal të Kevin De Bruyne dhe nuk do të kursehen për ta transferuar italianin në Etihad.