Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Personalitet i gazetarisë dhe publicistikës!
Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Zhejit dhe vlerësoi figurën e tij […]

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare.
Në një deklaratë për mediat, Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Zhejit dhe vlerësoi figurën e tij si një personalitet të spikatur në fushën e gazetarisë dhe analizës politike.
Ai shtoi se ndan dhimbjen me familjen dhe të afërmit e Zhejit në këtë moment të vështirë, duke i uruar që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.
“Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve.
Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër.
Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, shokëve dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij, shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar”, tha Berisha.
