Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon të jetë në udhëkryq dhe palët deri tani nuk kanë ofruar asnjë qëndrim të qartë se si mund të dilet nga status-quoja. Që prej marrëveshjeve të arritura nga Kosova dhe Serbia, në Bruksel e Ohër, mbi hapat që do të çonin drejt normalizimit, e që

Nëntor 28, 2024 - 00:00
 0  5
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
hoti:-veprimet-e-qeverise-kurti,-e-kane-kthyer-presionin-e-perendimit-ndaj-kosoves

hoti:-veprimet-e-qeverise-kurti,-e-kane-kthyer-presionin-e-perendimit-ndaj-kosoves

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon të jetë në udhëkryq dhe palët deri tani nuk kanë ofruar asnjë qëndrim të qartë se si mund të dilet nga status-quoja.

Që prej marrëveshjeve të arritura nga Kosova dhe Serbia, në Bruksel e Ohër, mbi hapat që do të çonin drejt normalizimit, e që potencialisht do të përfundonin me njohje të ndërsjellë, nuk është shënuar asnjë përparim.

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se mbetet një nga pikat e nxehta të debatit.

Në një intervistë nga Nju Jorku për Zërin e Amerikës, Avdullah Hoti, deputet i dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, fajëson qeverinë Kurti për atë që e quajti braktisje të dialogut për njohje, duke bërë siç tha ai, që presioni ndërkombëtar në vend që t’i drejtohej Serbisë, të kthehet nga Kosova.

Ai foli dhe mbi marrëveshjen e arritur në Uashington në shtator të vitit 2020, gjatë administratës së parë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Avdullah Hoti ishte një nga nënshkruesit e saj në cilësinë e kryeministrit të Kosovës.

I pyetur rreth marrëveshjes së Uashingtonit, zoti Hoti tha se nëse ajo do të ishte zbatuar, gjendja ekonomike, sociale edhe politike e Kosovës, sot do të ishte krejt ndryshe.

Ai shtoi se përmirësimi i raporteve ekonomike do të krijonte klimën që do ta bënte më të lehtë arritjen e marrëveshjes përfundimtare, mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëri i Amerikës: Zoti Hoti, si dilet nga kjo situatë, a ka të ardhme dialogu Prishtinë – Beograd?

Avdullah Hoti: E para, nuk ka rrugë tjetër përtej dialogut për të normalizuar marrëdhëniet tona me fqinjin verior. Problemi është që gjatë këtij mandati qeverisës është braktisur dialogu për njohje, që është kornizuar në qeverinë paraprake, dhe është futur në një rrugë tjetër të adresimit të disa çështjeve që mund të jenë teknikisht të rëndësishme, por që nuk e adresojnë problemin kryesor që është mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, që është njohja reciproke. Mua më vjen shumë keq që u braktis korniza e dialogut për njohje dhe hymë në një rrugë tjetër, dhe sot është ndërtuar një lloj status-quoje e re sa u përket marrëdhënieve tona më fqinjin verior, me një marrëveshje në Bruksel dhe aneksin në Ohër, dhe është kthyer krejt presioni në drejtim të Kosovës, në vend që të ishte në drejtim të Serbisë, për të përfunduar dialogun me njohje reciproke.

Zëri i Amerikës: Zoti Hoti, një nga marrëveshjet që u pa si mundësi që mund të çonte tek normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve ekonomike, ishte edhe ajo e Uashingtonit e arritur në vitin 2020. Ju ishit një nga nënshkruesit e saj në cilësinë e kryeministrit në atë kohë. Cilat janë pritshmëritë tuaja mbi angazhimin e administratës së re lidhur me dialogun?