Hoxhaj tregon kur e kuptuan se më 17 shkurt do të shpallej Pavarësia e Kosovës
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se faza vendimtare për pavarësinë e Kosovës filloi në vitin 2005, ndërsa vetëm disa ditë para 17 shkurtit 2008, morën konfirmimin për shpalljen e saj. Hoxhaj tha se përpjekjet për liri kishin nisur shumë më herët, por faza përfundimtare u vendos nga


Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se faza vendimtare për pavarësinë e Kosovës filloi në vitin 2005, ndërsa vetëm disa ditë para 17 shkurtit 2008, morën konfirmimin për shpalljen e saj.
Hoxhaj tha se përpjekjet për liri kishin nisur shumë më herët, por faza përfundimtare u vendos nga proceset politike ndërkombëtare.
“Në tetor të 2005-ës, u paraqitën për herë të parë dhjetë parime të Grupit të Kontaktit, të cilat përcaktuan se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të merrte në konsideratë vullnetin e qytetarëve dhe se Kosova nuk kishte të drejtë të bashkohej me një shtet tjetër në rajon”, tha Hoxhaj.
Ai zbuloi se vetëm pak ditë para 17 shkurtit 2008, u konfirmua data e shpalljes së pavarësisë.
“Në javën e dytë të shkurtit 2008, katër ose pesë ditë para, ne morëm vesh që të dielën, më 17 shkurt, do të shpallej pavarësia”, deklaroi Hoxhaj.