Kush e mori përgjegjësinë për gabimin me fletëvotime në Mitrovicë, KQZ jep detaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se gjatë ditës së sotme ka pranuar sqarim zyrtare nga kompania sllovene lidhur me gabimin e evidentuar në disa fletëvotime të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit 2025 në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë. Sipas njoftimit, thuhet se pas pranimit të fotografive që tregonin gabimin, kompania ka zhvilluar një hetim

Nëntor 11, 2025 - 14:00
 0
Kush e mori përgjegjësinë për gabimin me fletëvotime në Mitrovicë, KQZ jep detaje
Kush e mori përgjegjësinë për gabimin me fletëvotime në Mitrovicë, KQZ jep detaje

Kush e mori përgjegjësinë për gabimin me fletëvotime në Mitrovicë, KQZ jep detaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se gjatë ditës së sotme ka pranuar sqarim zyrtare nga kompania sllovene lidhur me gabimin e evidentuar në disa fletëvotime të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit 2025 në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë. Sipas njoftimit, thuhet se pas pranimit të fotografive që tregonin gabimin, kompania ka zhvilluar një hetim të plotë të procesit të prodhimit dhe përgatitjes së të dhënave.

“Hetimi ka zbuluar se problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”, thuhet në njoftim.  Sipas KQZ-së, kompania CETIS nga thekson se merr plotësisht përgjegjësinë për këtë gabim teknik, duke nënvizuar se fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin ose kopjimin e tyre.

“Kompania shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe konfirmon se mbetet në dispozicion të plotë të KQZ-së për çdo ndihmë në hetimin dhe verifikimin e fletëvotimeve për të sqaruar rrethanat e rastit”, njofton KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron po ashtu se për këtë përgjigje është njoftuar Prokuroria e Shtetit. Ndryshe, sot, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, pas raportimeve për parregullsi gjatë procesit.

Sipas njoftimit zyrtar, komisionerët kanë ndërprerë punën pasi janë vërejtur dallime në numrat serikë të disa fletëvotimeve. Fillimisht është dyshuar për gabime teknike, por janë ngritur edhe pretendime për manipulim të qëllimshëm. KQZ në njoftim ka bashkëngjitur edhe përgjigjen zyrtare të kompanisë në gjuhën angleze dhe e përkthyer në gjuhën shqipe.