Hill për Xhavit Halitin: Dikush më tha se ishte në nivel të lartë, e dikush se ishte shok me persona të rëndësishëm në UÇK

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill të martën gjatë dhënies së dëshmisë së tij pranë Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, tha se dikush i kishte thënë se Xhavit Haliti ishte në nivel të lartë e dikush ishte shok me personat e rëndësishme të UÇK-së. Aktualisht pyetje për dëshmitarinë e pestë të mbrojtjes së ish-presidentit

Nëntor 11, 2025 - 14:00
 0
Hill për Xhavit Halitin: Dikush më tha se ishte në nivel të lartë, e dikush se ishte shok me persona të rëndësishëm në UÇK
Hill për Xhavit Halitin: Dikush më tha se ishte në nivel të lartë, e dikush se ishte shok me persona të rëndësishëm në UÇK

Hill për Xhavit Halitin: Dikush më tha se ishte në nivel të lartë, e dikush se ishte shok me persona të rëndësishëm në UÇK

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill të martën gjatë dhënies së dëshmisë së tij pranë Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, tha se dikush i kishte thënë se Xhavit Haliti ishte në nivel të lartë e dikush ishte shok me personat e rëndësishme të UÇK-së.

Aktualisht pyetje për dëshmitarinë e pestë të mbrojtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi po parashtron prokurori James Pace, i cili i tha se ka planifikuar rreth pesë orë për dëshminë e Hill-it në Hagë. Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill tha se takimi i parë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovë konkretisht me Xhavit Halitin ndodhi në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.

“Ca njerëz më kishin thënë se ishte në nivel shumë të lartë. Dikush më kishte thënë se ishte shok me personat e rëndësishëm në UÇK. Nuk isha i sigurt se kush kishte të drejtë, por ishte ai që përfaqësonte dëshirën për të ndjekur pistat e propozuara”, tha Hill.

Nga ZPS-ja pati interesim për komunikimet dhe takimet që Richard Holbrooke dhe vetë Hill kishin me Hajdin Abazin i cili ishte caktuar shef i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në sektorin e informimit publik me kërkesë të Kadri Veselit. Hill tha se nuk ka ndjekur të gjitha ndryshimet e personelit brenda UÇK-së, po interesi i tij ishte që të gjente një grup njerëzisht brenda që të flisnin dhe të merrnin mbështetjen për marrëveshjen autonome.

“Puna ime që të punoja që të transmetoja pikëpamjet e qeverisë amerikane dhe të punoja bazuar në udhëzimet me Uashingtonit për të arritur marrëveshjen për autonomisë. Unë nuk kam ndjekur të gjitha ndryshimet e personelit brenda UÇK interesi im në UÇK ka qenë që vetëm të gjeja dhe të konstatoja një grup njerëzisht që mund të flisnim me një grup më të gjerë në mënyrë që të mbështesnin marrëveshjen për autonominë”,tha ai.

Christopher Hill, i cili ishte përfaqësues special i Shteteve të Bashkuara për Kosovë gjatë luftës, dëshminë e tij në Hagë e ka nisur dje, dhe është dëshmitari i pestë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit e cila përfaqësohet nga avokati Luka Mishetiq. Kujtojmë se Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm./Kosovapress/