Humolli: Në 1999 nuk u çliruam, vetëm pushoi lufta dhe ndërkombëtarët e shkatërruan UÇK-në
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se më 1999 nuk është çliruar Kosova. Ai ka thënë se ka pushuar lufta dhe ndërkombëtarët e shkatërruan UÇK-në. “Në momentin që kanë ardhur ndërkombëtarët, kanë ardhur deri te bashkësia lokale me lëshu certifikata të lindjes. Është pushtim”. “Është gabim me thënë se jemi çliru, është ndalur […]
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se më 1999 nuk është çliruar Kosova.
Ai ka thënë se ka pushuar lufta dhe ndërkombëtarët e shkatërruan UÇK-në.
“Në momentin që kanë ardhur ndërkombëtarët, kanë ardhur deri te bashkësia lokale me lëshu certifikata të lindjes. Është pushtim”.
“Është gabim me thënë se jemi çliru, është ndalur lufta Rezoluta 1244 e ka konsideru Kosovën pjesë të Serbisë”.
“Këta ndërkombëtarët kanë bë presion mos me dalë në pah viktimat, mos me dalë në pah krimet që i ka bë pushtuesi serb, me qëllim që me na përafru neve mënyrë sa më të pranueshme me debatu me Serbinë”, ka thënë Humolli në “Pressing” të T7.