Humolli:Dështimi i Qeverisë në sektorin e ekonomisë

Në veçanti, Humolli ka theksuar se këto mosmarrëveshje kanë kontribuar në dobësimin e pozitës së Kosovës përballë Serbisë dhe mbështetësve të saj ndërkombëtarë. Ai ka shprehur shqetësimin se një qeverisje e tillë ka ecur mbrapa në arritjen e objektivave strategjike dhe ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. “Këto konflikte e kanë bërë Kosovën […]

gusht 23, 2024 - 14:00
 0  6
Humolli:Dështimi i Qeverisë në sektorin e ekonomisë
humolli:deshtimi-i-qeverise-ne-sektorin-e-ekonomise

humolli:deshtimi-i-qeverise-ne-sektorin-e-ekonomise


Në veçanti, Humolli ka theksuar se këto mosmarrëveshje kanë kontribuar në dobësimin e pozitës së Kosovës përballë Serbisë dhe mbështetësve të saj ndërkombëtarë. Ai ka shprehur shqetësimin se një qeverisje e tillë ka ecur mbrapa në arritjen e objektivave strategjike dhe ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

“Këto konflikte e kanë bërë Kosovën të pa fuqishme përballë Serbisë dhe miqve të Serbisë në botë”, u shpreh ish deputeti i VV-së

Në aspektin ekonomik, Humolli ka shprehur një shqetësim të thellë për dështimin e qeverisë në krijimin e një banke shtetërore, e cila do të kishte ndihmuar në menaxhimin më efikas të pasurive dhe financave të vendit.

“Në ekonomi, është një dështim i plotë me mos krijimin e bankës shtetërore, që ka bërë të mundur që paratë e qytetarëve tanë të dalin jashtë shtetit, mbi një miliard e gjysmë euro të Trustit Pensional, ndërsa ne kemi nevojë të marrim kredi nga bota apo të presim ndihmë nga ajo”, potencoi Humolli. /FrontOnline/