I konfiskohet vetura vozitësit e drejtonte mjetin pa patentë shoferi

Policia e Kosovës përkatësisht njësiti patrollues në Kamenicë, gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetu se vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse për tre muaj […]

Prill 5, 2024 - 16:00
 0  4
I konfiskohet vetura vozitësit e drejtonte mjetin pa patentë shoferi
i-konfiskohet-vetura-vozitesit-e-drejtonte-mjetin-pa-patente-shoferi

i-konfiskohet-vetura-vozitesit-e-drejtonte-mjetin-pa-patente-shoferi

Policia e Kosovës përkatësisht njësiti patrollues në Kamenicë, gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetu se vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse për tre muaj .

Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policies.