Ibrahimi: Ali Ahmetit i ka perënduar koha, nuk e ka fuqinë e potencën! Ky shtet nuk ndahet
Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në Daily Click në TV21 tha se BDI doli me idenë e rajonalizimit të shtetit pasi pasi humbi pushtetin, ai thotë se shteti nuk do të ndahet për shkak se këtë e dëshiron Ali Ahmeti. Ibrahimi i bëri thirrje BDI-së që të bëjë politika të mira, me të cilat mund […]
Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në Daily Click në TV21 tha se BDI doli me idenë e rajonalizimit të shtetit pasi pasi humbi pushtetin, ai thotë se shteti nuk do të ndahet për shkak se këtë e dëshiron Ali Ahmeti. Ibrahimi i bëri thirrje BDI-së që të bëjë politika të mira, me të cilat mund të kthehet në pushtet.
“Humbin pushtetin, i humbin privilegjet e pushtetit, zhvatjes së pushtetit, i humbin mundësitë e abuzimit me institucionet e drejtësisë, duan të kërcënohen se do të kthehemi aty dhe se do e ndajmë shtetin, s’kalon kjo. Ali Ahmetit i ka perënduar koha, ai duhet ta dijë se i ka ardhur koha që të shkojë të rrijë me fëmijë e familjarëve të tij në Zajaz dhe nuk e ka as fuqinë e as potencën që të flasë për temat e këtilla. Ky shtet nuk do të ndahet sepse do Ali Ahmeti!”, tha Ibarhimi në Daily Click.