Minçev këmbëngul në interpretimin e ligjit rreth balancuesit
Ministri i Administratës Publike këmbëngul në interpretimin e ligjit rreth balancuesit, duke i bërë thirrje VLEN që të kthjellohet, t’i lexojë mirë ligjet, dhe të përqendrohet në zbatimin e tyre. Ai theksoi se ligji është i qartë, dhe se mekanizmi i balancuesit bazohet vetëm te popullata rezidente, dhe jo ajo e përgjithshme. “Më së pakti […]
Ministri i Administratës Publike këmbëngul në interpretimin e ligjit rreth balancuesit, duke i bërë thirrje VLEN që të kthjellohet, t’i lexojë mirë ligjet, dhe të përqendrohet në zbatimin e tyre. Ai theksoi se ligji është i qartë, dhe se mekanizmi i balancuesit bazohet vetëm te popullata rezidente, dhe jo ajo e përgjithshme.
“Më së pakti kam nevojë të provokojë njërin nga partnerët tanë të koalicionit. Unë do të përsërit, po zbatojmë në mënyrë të veçantë ligjet dhe parimet në bazë të të cilave u formua ky koalicion. Unë vetëm zbatoj ligje, në ligjin për të punësuarit në sektorin publik, në mënyrë të prerë shkruan se mekanizmi i balancuesit zbatohet në mënyrë të veçantë për qytetarët që jetojnë në territorin e republikës së Maqedonisë, ajo është popullsia rezidente, në përputhje me të dhënat e regjistrimit të fundit. Unë shpresoj se kolegët nga VLEN do të kthjellohen, do të shpenzojnë më shumë vëmendje duke lexuar ligjet ekzistuese dhe të përkushtohen në zbatimin e tyre, dhe të mos merren me tema të politikës ditore”, deklaroi Goran Minçev, Ministër i Administratës Publike.
Në mbështetje të Minçevit, sot u shpreh edhe partneri tjetër i koalicionit. Stefan Andonovski i VMRO-DPMNE-së, ministër i Transformimit Dixhital.
“Mekanizmin e balancuesit e kthejmë në korniza të ligjit, duke u bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2021 që i referohet popullsisë vendase ose rezidente. Kjo nënkupton që sipas balancuesit aktual, vetëm njerëzit që për momentin jetojnë në Maqedoninë e Veriut, llogariten për punësim ose të punësuar. E përshëndes vendimin e ministrit Mincev që e përdor në këtë mënyrë mekanizmin e balancuesit, dhe deri sa nuk ndryshojmë ligjin ose metodologjinë, ne nuk mund të flasim për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Deri sa nuk ka ndryshime ligjore apo të metodologjisë, për momentin, bazë ligjore e balancuesit do të jetë regjistrimi i popullsisë”, tha Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Dixhital.
Një ditë më parë, Izet Mexhiti këmbënguli se ligji thotë vetëm në bazë të popullatës, pa bërë ndarje të qartë a është rezidente apo jo rezidente.
“Ne që i përfaqësojmë shqiptarët do t’i dalim zot kësaj pune”, deklaroi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër.