Identifikohen 4 sera me marihuanë në një zonë të thellë malore në Deçan
Policia e Kosovës gjatë implementimit të një plani operativ përmes pajisjeve teknologjike, në bjeshkën e Roshkodolit – Komuna e Deçanit në një zonë të thellë malore, kanë lokalizuar një vend ku dyshohej se po kultivoheshin bimë narkotike. Policia njofton se sot njësitet e specializuara kufitare së bashku edhe me njesinë e antidrogës, kanë shkuar në […]
Policia e Kosovës gjatë implementimit të një plani operativ përmes pajisjeve teknologjike, në bjeshkën e Roshkodolit – Komuna e Deçanit në një zonë të thellë malore, kanë lokalizuar një vend ku dyshohej se po kultivoheshin bimë narkotike.
Policia njofton se sot njësitet e specializuara kufitare së bashku edhe me njesinë e antidrogës, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 sera, në të cilat kishin qenë të mbjellura bimë të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, të cilat dyshohet se ishin djegur nga persona të dyshuar.
“Në bazë të shikimit të vendit të ngjarjes dyshohet se kanë qenë të mbjellura rreth 300 bimë narkotike të madhësisë nga/deri në 1-2m gjatësi.
Lidhur me rastin njësitë përkatëse në vendin e ngjarjes kanë marrë provat materiale si në vijim: Mostra të bimëve narkotike, një armë AK – 47 me 32 copë fishekë, një fishek i kalibrit për armë të gjuetisë etj”, njofton policia.
“Provat materiale të bimëve narkotike që kanë mbetur të pa djegura, pas konsultimit me prokurorin përkatës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kompetent është hapur rasti për veprat “Kultivim i bimëve narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve dhe municioneve”.
Në lidhje me rastin meqenëse zona ndodhet afër kufirit, është komunikuar edhe Policia Kufitare e Republikës se Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, të cilat kanë aktivizuar njësitet e tyre në zonat përkatëse të shteteve të tyre”, përfundon njoftimi i policisë.