IKSHPK-ja ia dhuron pesë pajisje ShSKUK-së, shërbejnë për zbulim të hershëm të Sepsës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dhuruar pesë pajisje moderne për hemokulturë Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Njoftimi u bë i ditur nga IKSHPK-ja Këto pajisje synojnë të përmirësojnë ndjeshëm kapacitetet për zbulimin e hershëm të sepsës dhe trajtimin e duhur të pacientëve, në komunitetin tonë. “Këto pajisje janë thelbësore për diagnostikimin

maj 25, 2025 - 15:30
 0  7
IKSHPK-ja ia dhuron pesë pajisje ShSKUK-së, shërbejnë për zbulim të hershëm të Sepsës
ikshpk-ja-ia-dhuron-pese-pajisje-shskuk-se,-sherbejne-per-zbulim-te-hershem-te-sepses

ikshpk-ja-ia-dhuron-pese-pajisje-shskuk-se,-sherbejne-per-zbulim-te-hershem-te-sepses

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dhuruar pesë pajisje moderne për hemokulturë Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Njoftimi u bë i ditur nga IKSHPK-ja

Këto pajisje synojnë të përmirësojnë ndjeshëm kapacitetet për zbulimin e hershëm të sepsës dhe trajtimin e duhur të pacientëve, në komunitetin tonë.

“Këto pajisje janë thelbësore për diagnostikimin e hershëm dhe të saktë të sepsës, një gjendje serioze që kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Pajisjet e dhuruara do të shërbejnë për të forcuar aftësinë e identifikimit në kohë të infeksioneve në gjak, me përfitime të drejtpërdrejta për një numër të gjerë pacientësh – veçanërisht ata të hospitalizuar në Kujdesin Intensiv dhe Klinikën Infektive”, thuhet në njoftim.

“Shprehim mirënjohje të veçantë për SHSKUK për përkushtimin e vazhdueshëm ndaj inovacionit dhe përkujdesjes ndaj pacientëve. Ky bashkëpunim përfaqëson një shembull domethënës të fuqisë së veprimit të përbashkët ndërinstitucional, për përmirësimin e shëndetit publik”, thuhet ndër të tjera në njoftim