Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, reagon Berisha: E nisëm ne në prill 2013, Rama e pengoi për 11 vjet 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisdha ka reaguar në lidhje me inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë këtë të enjte në Tiranë.  Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë është nisur nga demokratët që në prill të vitit 2013.  Ndër të tjera kryedemokrati shtoi se kryeministri Edi Rama […]

tetor 10, 2024 - 21:00
 0  9
Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, reagon Berisha: E nisëm ne në prill 2013, Rama e pengoi për 11 vjet 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisdha ka reaguar në lidhje me inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë këtë të enjte në Tiranë. 

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë është nisur nga demokratët që në prill të vitit 2013. 

Ndër të tjera kryedemokrati shtoi se kryeministri Edi Rama e pengoi procesin për 11 vite. 

Sot inagurohet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! 

Të dashur miq, inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë 11 vite pas fillimit të ndërtimit është një ngjarje e veçantë për besimtarët muslimanë të Tiranës dhe të mbarë Shqiperisë. 

Ky tempull fetar madhështor zbukuron gjithashtu kryeqytetin e vendit. Me këtë rast uroj nga zemra të gjithë besimtarët muslimanë të Tiranës dhe të Shqipërisë për xhaminë e re madhështore prej 5000 vendesh ku do t’i falen, luten Zotit të Madhërishëm. 

Të dashur miq, ndërtimi i kësaj Xhamie nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD i riktheu tokën e konfiskuar nga rregjimi komunist i komunitetit musliman të cilën e pengoi për 11 vite Edi Rama si Kryetar Bashkie. Projekti i saj i ishte bërë nga njëra prej studiove më të famshme në botë. Por pas zgjedhjeve Rama  në nje akt të papërgjegjshëm e ndërpreu ndërtimin Xhamisë së Namazgjasë. Fillimi i ndërtimit t xhamisë u inagurua për së dyti me datë 20 prill 2015, por me projekt të ndryshuar dhe në prani të njeriut që e kishte penguar me të gjitha mënyrat rikthimin e tokës komunitetit musliman dhe ndertimin e Xhamisë, Edi Ramës dhe Presidentit të Republikes së Tuqisë Erdogan i cili me sa duket ndikoi tek Rama që të mos pengonte ndërtimin e saj dhe mori përsipër financinin e ndërtimit të xhamisë. 

Xhamia është dhuratë e besmitarëve muslimanë turq për besimtarët muslimanë të Tiranës ndaj dhe gjej rastin t’ju shpreh atyre mirënjohejen më të thellë për bujarinë e tyre. Mirpo kjo bujari e besimtarve muslimanë të Turqisë u perdor nga Edi Rama për qëllime politike, por dhe më keq për të ngjallur farën e përçarjes së muslimaneve shqiptarë siç bëri së fundmi me shtetin e pavarur islamik Bektashi. Nën këtë moto të përçarjes sot në shkelje e statutit 100 vjeçar të KMSH nuk do jetë në inagurim Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar dhe ky është një ofendim për të gjithë besimtarët musliman të Shqiperisë qe ai në mënyrë legjitime përfaqëson. Partia Demokratike nuk pajtohet me këto ndërhyrje antikushtetuese të papranueshme politike nga brenda apo nga jashtë në çështjet e besimeve fetare Ajo konsiderin tolerancën dhe bashkëpunimin e shkeëqyer ndër fetar si një vlerë hyjnore të shqiptarëve dhe garanton besimtarët musliman dhe të krishterë shqiptarë  se kjo parti në respekt të plotë të lirisë se besimit të qytetarëve shqiptarë do ruaj të paprekur parimin Kushtetues të ndarjes së shtetit nga besimet fetare në Shqipëri”,-shprehet Berisha.