Incidenti në aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës përplas partitë politike në vend
BDI-ja opozitare vlerëson se përfshirja e sigurimit të kryetari të Kuvendit në incidentin ku u gjet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe familja e saj është skandaloze. Sipas tyre, policia The post Incidenti në aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës përplas partitë politike në vend appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
BDI-ja opozitare vlerëson se përfshirja e sigurimit të kryetari të Kuvendit në incidentin ku u gjet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe familja e saj është skandaloze. Sipas tyre, policia që ruan kreun e Kuvendit nuk ka kompetenca sigurie në aeroport. Vetë kreu i integristëve, Ali Ahmeti në rrjetet sociale ka deklaruar se ndjehet i turpëruar me veprimet e të tjerëve.
“Involvimi i shefit të sigurimit të Kryetarit jolegjitim të Kuvendit Afrim Gashi në incident, duke e thelluar atë, pa patur asnjë kompetencë, pa qenë të thirrur dhe pa të drejtë, është gjithashtu skandaloz dhe flet zëshëm për gjendjen e mjerueshme dhe vazale në të cilën është përfaqësimi jolegjitim shqiptar në qeverinë monoetnike”, thanë Bashkimi Demokratik për Integrim.
VLEN i është kundërpërgjigjur akuzave të BDI-së duke i cilësuar ato si propagandë dhe tendencë për ta njollosur Republikën e Kosovës.
“Si VLEN, shprehim shqetësimin tonë se si një parti politike në Maqedoninë e Veriut, konkretisht BDI, po përdor gënjeshtra dhe manipulime në përpjekje për të dëmtuar vetëm VLEN-in, pa u shqetësuar për pasojat që mund t’i sjellë Kosovës.MPB dhe shteti nuk kanë kompetencë mbi sigurinë e aeroportit, por kjo është në kompetencë të koncesionarit, në këtë rast TAV-it. Sipas Konventës së Vjenës, udhëheqësit shtetërorë kanë trajtim të veçantë gjatë udhëtimit, por detajet e protokolleve të sigurisë i përcakton koncesionari i aeroportit”, u shprehën nga Koalicioni VLEN.
LSDM-ja vlerëson se heshtja e Ministrisë së Brendshme nuk është e rastësishme. Sipas tyre, Pançe Toshkovski po tenton ta fsheh rastin.
“Është e pa tolerueshme që në kësi raste serioze të mos kemi qëndrim zyrtar nga Ministria e Brendshme. Kemi disa versione nëpër media. Kabineti i Vjosa Osmanit e quan skandal diplomatik, ndërsa ndryshe e cilëson kryetari i Kuvendit. Në këtë situatë mungon vetëm qëndrimi zyrtar i MPB-së. Disi më duket se po fshihet kjo situatë”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.
Partia Liberal Demokrate ka kërkuar shpjegime shtesë se në çfarë cilësie ka reaguar sigurimi i kryetarit të Kuvendit në këtë situatë, duke shtuar se nga kjo situatë është rrezikuar jeta e qytetarëve dhe siguria ajrore./ Alsat.mk
The post Incidenti në aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës përplas partitë politike në vend appeared first on Flaka, në çdo lajm... .