2 gushti dhe fundjava e zgjatur, zbrazën Shkupin

Festa e 2 gushtit bashkë me fundjavën e zgjatur thuajse zbrazi gjithë qytetin e Shkupit, shkruan Alsat. Përveç se në qytet shumë pak njerëz kishte edhe në parkun e qytetit The post 2 gushti dhe fundjava e zgjatur, zbrazën Shkupin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

gusht 3, 2024 - 00:32
 0  5
2 gushti dhe fundjava e zgjatur, zbrazën Shkupin

Festa e 2 gushtit bashkë me fundjavën e zgjatur thuajse zbrazi gjithë qytetin e Shkupit, shkruan Alsat.

Përveç se në qytet shumë pak njerëz kishte edhe në parkun e qytetit të cilin qytetarët e vlerësojnë si të vetmin vend për të kaluar disa momente pushimi. Për disa qytetarë qetësia e krijuar është e mirëseardhur.

“Shumë  bukur Shkupi sot. Më së miri është sot”, tha një qytetar.

“Për shumë vjet festën, i uroj të gjithëve. Kalova pak këndej ndërsa tash do të dalim në periferi”, theksoi një qytetar.

“Shumë bukur, dolëm pak ti shëtisim fëmijët, ta shfrytëzojmë ditën. Nuk ka rrëmujë, qetë është, më mirë është. Qëndruam këtu, na erdhën mysafirë fëmijët prandaj qëndruam këtu”, u shpreh një qytetar tjetër.

Edhe ata pak qytetarë që takuam thanë se po kthehen ambientet e shtëpisë për shkak të temperaturave të larta.

“Shumë nxehtë, do të shetitemi pak dhe po ikim. Sot po e kalojmë kështu edhe parku është I zbrazët. Kanë ikur sepse kanë mjaftë ditë jo pune”, tha një qytetar.

“Sot është festë, e di cila festë është? Po, “Shën Ilija dhe 2 gushti. Dëshiroj ta kalojmë me gëzim dhe të mira. Festën ta kremtojmë këtu dhe në vende tjera, të shëtitemi, në kishë të ndezim qirinjë dhe të lutemi”, tha një fëmijë

Përveç se në Krushevë dhe Pelincë, qytetarë të shumtë shfrytëzuan fundjavën e zgjatur për të pushuar në vende të ndryshme turistike, qoftë në plazhe ose vende malore./ Alsat.mk

The post 2 gushti dhe fundjava e zgjatur, zbrazën Shkupin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .