Inspektorati alarmoi: 15 nga 23 lokalet që kanë licencë aktive nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në raportimin e fundit në lidhje me inspektimet e jashtëzakonshme të kryera në 116 lokale në gjithë vendin, janë konstatuar shumë parregullsi, ndërsa janë shqiptuar 59 gjoba në vlerë 522 690 denarë, transmeton Portalb.mk. “Është konstatuar se 15 subjekte juridike (nga gjithsej 23) që kanë licencë aktive nuk i plotësojnë […]

Mars 24, 2025 - 23:00
 0  6
Inspektorati alarmoi: 15 nga 23 lokalet që kanë licencë aktive nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike
Inspektorati Shtetëror i Tregut, Foto: IShP

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në raportimin e fundit në lidhje me inspektimet e jashtëzakonshme të kryera në 116 lokale në gjithë vendin, janë konstatuar shumë parregullsi, ndërsa janë shqiptuar 59 gjoba në vlerë 522 690 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Është konstatuar se 15 subjekte juridike (nga gjithsej 23) që kanë licencë aktive nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike, ndaj për to do të shqiptohen dy masa: ndalim i përkohshëm për ushtrimin e veprimtarisë dhe propozim deri tek Ministria e Ekonomisë për heqje të licencës”, raportoi Qeveria.

Inspektimet janë kryer në bazë të Ligjit për veprimtari hotelerie, ku janë shqiptuar 10 ndalesa për lokale. Te gjashtë lokale janë shqiptuar ndalim për kryerje të veprimtarisë, pasi kanë funksionuar me licencë të skaduar.

Në Departamentin Rajonal i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSh) në Koçan, posti i inspektorit të mbrojtjes nga zjarri nuk është plotësuar që nga viti 2012, pasi i mëparshmi doli në pension në mars të të njëjtit vit.

Drejtoria e të Ardhurave Publike sot (24 mars) për Portalb.mk thanë se diskoteka Pulse nuk është mbyllur në dhjetor të vitit të kaluar 2024, por e njëjta është gjobitur për parregullsi, në pajtim me Ligji për regjistrimin e pagesave me para në dorë.

Kujtojmë se, nga zjarri në diskotekën “Pulse” më 16 mars 2025, jetën e humbën 59 persona, midis të cilëve 6 të mitur, u lënduan 196 persona të cilët trajtohen brenda dhe jashtë vendit

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.