Inspektorët e AUV-së me kontrolle të jashtëzakonshme, zbuluan pako të Vitit të Ri me data të skaduara

Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari gjatë inspektimeve të depove, marketeve dhe shitoreve kanë konstatuar disa parregullsi në pakot e Vitit të Ri, transmeton Portalb.mk. Nga 62 kontrollet e jashtëzakonshme të kryera, në dy vende inspektorët kanë konstatuar pako të Vitit të Ri ku produktet kanë qenë të skaduara, si dhe me afat të […]

dhjetor 24, 2024 - 14:00
 0  4
Inspektorët e AUV-së me kontrolle të jashtëzakonshme, zbuluan pako të Vitit të Ri me data të skaduara
Ushqime në market. Foto: 12963734 në Canva

Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari gjatë inspektimeve të depove, marketeve dhe shitoreve kanë konstatuar disa parregullsi në pakot e Vitit të Ri, transmeton Portalb.mk.

Nga 62 kontrollet e jashtëzakonshme të kryera, në dy vende inspektorët kanë konstatuar pako të Vitit të Ri ku produktet kanë qenë të skaduara, si dhe me afat të shkurtër ruajtjeje, deri në dhjetor 2024.

Sipas AUV-së, gjatë kontrolleve janë gjetur edhe pako në të cilat produktet edhe pse kishin një afat të përcaktuar, kishin ndryshime në ngjyrë, pamje apo erë.

Inspektorët kanë konstatuar etiketim të papërshtatshëm të paketave tek katër operatorë, në tre lloje paketash është konstatuar se pakoja nuk ka pasur datë skadence, pra datën e qëndrueshmërisë minimale të produkteve që përmban pakoja e Vitit të Ri, për këtë arsye ata janë urdhëruar të tërhiqen nga qarkullimi.

Agjencia thotë se operatorët të cilët kanë konstatuar mospërputhje janë urdhëruar që t’i tërheqin pakot nga qarkullimi dhe t’i asgjësojnë ato, për parregullsitë e konstatuara janë nxjerrë vendime për heqjen e moskonformiteteve, si dhe kallëzimet përkatëse penale.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka filluar me zbatimin e kontrolleve të shtuara që në 11 dhjetor, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës më të re të konsumatorëve – fëmijëve, theksi në kontrolle do të vihet në pakot e Vitit të Ri dhe sigurinë e tyre.