Danela Arsovska nuk i beson gjykatës pas vendimit për shpifje ndaj Naumoskit

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, nuk i beson vendimeve të gjykatës, pasi opinioni u njoftua se Nikola Naumoski, ish-shef i kabinetit të Petre Shilegovit, e ka fituar padinë për shpifje. Arsovska pohon se aktgjykimi nuk është nxjerrë zyrtarisht dhe se Naumoski po nxiton të komentojë, transmeton Portalb.mk. “Do të presim verdiktin zyrtar nëse ajo që […]

Nëntor 13, 2024 - 18:00
 0  5
Danela Arsovska nuk i beson gjykatës pas vendimit për shpifje ndaj Naumoskit
Danella Arsovska, foto nga Facebook-u i saj zyrtar

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, nuk i beson vendimeve të gjykatës, pasi opinioni u njoftua se Nikola Naumoski, ish-shef i kabinetit të Petre Shilegovit, e ka fituar padinë për shpifje. Arsovska pohon se aktgjykimi nuk është nxjerrë zyrtarisht dhe se Naumoski po nxiton të komentojë, transmeton Portalb.mk.

“Do të presim verdiktin zyrtar nëse ajo që është paraqitur është shpifje”, thonë nga Qyteti i Shkupit, duke shtuar se qytetarët e Maqedonisë kanë pak besim në gjyqësor.

Naumoski e ka paditur Arsovskën për shkak të akuzave se ka shpenzuar para nga buxheti i qytetit për dreka nëpër lokale.

Ai njoftoi se gjykata ka marrë vendim, duke theksuar se Arsovska nuk ka paraqitur asnjë provë për pretendimet e saj dhe se do të kërkojë kompensim nga kryetarja e Qytetit.

Në vitin 2021, Arsovska akuzoi Naumoskin për shpenzime mijëra euro në kurriz të buxhetit të qytetit, duke thënë se të gjithë do të jenë përgjegjës për shpenzimin e mjeteve publike.