Instituti i Shëndetit Publik në RMV hapi linjë telefonike për ndihmë dhe këshillim për lënien e duhanit

Instituti i Shëndetit Publik (IShP) ka hapur linjë telefonike për këshillim për lënien e duhanit, me qëllim mbështetjen e personave në procesin e lënies së duhanit. Numri i telefonit 078 285 873 do të jetë i disponueshëm çdo të hënë dhe të mërkurë nga ora 11:00 deri në 13:00, transmeton Portalb.mk. Instituti thotë se në […]

Nëntor 8, 2024 - 17:00
 0  5
Instituti i Shëndetit Publik në RMV hapi linjë telefonike për ndihmë dhe këshillim për lënien e duhanit
Cigare, duhan

Instituti i Shëndetit Publik (IShP) ka hapur linjë telefonike për këshillim për lënien e duhanit, me qëllim mbështetjen e personave në procesin e lënies së duhanit. Numri i telefonit 078 285 873 do të jetë i disponueshëm çdo të hënë dhe të mërkurë nga ora 11:00 deri në 13:00, transmeton Portalb.mk.

Instituti thotë se në Qendrën e Këshillimit për lënien e duhanit do të ofrohen këshilla dhe strategji të personalizuara nga profesionistë të kualifikuar.

“Mos prisni, niseni rrugën drejt shëndetit më të mirë që sot”, bën thirrje ISHP.

Sipas raportit të Institutit nga 2 qershori i këtij viti, pothuajse gjysma e popullsisë në Maqedoni pi cigare, përkatësisht numri i duhanpirësve aktivë është 45,4 përqind. Përqindja e njerëzve, 5 përqind, që kanë provuar me sukses dhe kanë lënë duhanin vitet e fundit është shumë e ulët.

“Përdorimi i duhanit në Maqedoni është shumë i lartë. Sipas hulumtimeve të fundit, përqindja e përfaqësimit të popullsisë që përdor duhan na vendos ndër vendet në botë që kanë përqindjet më të larta të popullsisë me duhanpirës aktiv”, thotë ISHP.

Instituti i Shëndetit Publik kujton se si një nga faktorët më të mëdhenj dhe më të zakonshëm të rrezikut në pothuajse të gjitha llojet e sëmundjeve kronike jo ngjitëse, përdorimi i duhanit kontribuon seriozisht në përkeqësimin e shëndetit të përgjithshëm të popullatës. Si pasojë e përdorimit të rregullt të duhanit mund të shfaqen sëmundje kardiovaskulare, respiratore, riprodhuese, malinje, endokrine dhe shumë lloje të tjera.

“Edhe pse të gjitha institucionet përkatëse në vend po punojnë për reduktimin e përdorimit të duhanit, duke përfshirë edukimin e vazhdueshëm të popullsisë, fatkeqësisht nuk ka progres të madh në përpjekjet për të ulur prevalencën e duhanpirjes në vend”, thuhet në analizë.