“Interesi për subvencionet për pajisje klimatike inverter – afati i aplikimit deri më 5 tetor”

Shkup, 15 shtator – Interesi për subvencione për blerjen e pajisjeve klimatike inverter që jepen nga Ministria eenergjisë, minierave dhe burimeve minerale. Sipas të dhënave të institucionit, deri më 12… The post “Interesi për subvencionet për pajisje klimatike inverter – afati i aplikimit deri më 5 tetor” first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shtator 15, 2025 - 15:00
 0
“Interesi për subvencionet për pajisje klimatike inverter – afati i aplikimit deri më 5 tetor”

Shkup, 15 shtator – Interesi për subvencione për blerjen e pajisjeve klimatike inverter që jepen nga Ministria e
energjisë, minierave dhe burimeve minerale. Sipas të dhënave të institucionit, deri më 12 shtator,
janë pranuar gjithsej 3,954 aplikime në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të
cenueshëm të energjisë.
Nga këto, 2,375 aplikime janë dorëzuar nga amvisëri me të ardhura të ulëta dhe 1,579 nga
amvisëri ku e vetmja e ardhur është pensioni.
Ministria informon qytetarët se ka ende mundësi për të aplikuar – afati i fundit është 5 tetor 2025.
Qytetarët që i përkasin kategorive të cenueshme dhe që plotësojnë kushtet mund të
paraqesin aplikime deri në këtë datë.
Aplikimet mund të dorëzohen përmes arkivave të Ministrisë së energjisë, minierave dhe
burimeve minerale ose online përmes faqes zyrtare: www.energy.gov.mk .
Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të kualifikuar të përfitojnë nga mundësia dhe të
aplikojnë para skadimit të afatit.
Kush mund të aplikojë?
• Amvisëri me të ardhura të ulëta, të cilat në vitin 2024 nuk kanë tejkaluar të ardhurat
mujore neto në këto shuma:
➢ 25,000 denarë për një anëtarë në amvisëri.
➢ 31,000 denarë për amvisëri me dy anëtarë
➢ 37,000 denarë për amvisëri me tre anëtarë
➢ 43,000 denarë për amvisëri me katër ose më shumë anëtarë
• Amvisëri ku e ardhura e vetme është pensoni, dhe të ardhurat mujore neto në vitin 2024
nuk e kanë tejkaluar:
➢ 15,700 denarë për një anëtarë në amvisër

➢ 19,800 denarë për amvisëri me dy anëtarë
➢ 23,700 denarë për amvisëri me tre ose më shumë anëtarë
Një person mund të bëjë vetëm një kërkesë për një amvisëri.
Të drejtë për pajisje klimatike inverter nuk kanë amvisëritë që gjatë 5 viteve të fundit kanë
përfituar subvencion për blerjen të një pajisjeje klimatike ose sobë me pelet, si dhe ato që kanë
një sistem ngrohjeje qendrore të lidhur.

Mjetet dhe kushtet
Për këtë masë janë ndarë gjithsej 170 milionë denarë. Fondet do të përdoren për blerjen dhe
instalimin e pajisjeve klimatike inverter 3.5 kW dhe klasit të energjisë A+, të cilat do të
instalohen direkt në shtëpitë e përdoruesve.
Me këtë program, Ministria riafirmon angazhimin e saj për përmirësimin e efikasitetit energjetik
dhe uljen e varfërisë energjetike në vend

The post “Interesi për subvencionet për pajisje klimatike inverter – afati i aplikimit deri më 5 tetor” first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.