Investigimi i RAI 3 dhe protesta e opozitës, Rama: Hardhuca e zhapikë, aheng fitoreje në humbje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas intervistës e tij në RAI3 dhe thirrjeve të opozitës për protestë ditën e enjte para parlamentit. Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se Shqipërinë nuk e ndal dot askush, teksa ironizon ata që “dalin të festojnë edhe kur janë në humbje”. “U mbars mali polli […]

qershor 4, 2024 - 02:00
 0  9
Investigimi i RAI 3 dhe protesta e opozitës, Rama: Hardhuca e zhapikë, aheng fitoreje në humbje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas intervistës e tij në RAI3 dhe thirrjeve të opozitës për protestë ditën e enjte para parlamentit.

Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se Shqipërinë nuk e ndal dot askush, teksa ironizon ata që “dalin të festojnë edhe kur janë në humbje”.

“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e  nëpërkëmb dot më askush”, shkruan Rama.