Nuk e takoi në Tiranë, Cameron telefonon Begajn: Diskutuam për rolin e Shqipërisë si një aleate e NATO

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ndodhej ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Shqipëri, por edhe pse u takua me kreun e qeverisë Edi Rama, ai nuk mundi të takohej me presidentin Bajram Begaj. Shkak për ndërprerjen e vizitës në vendin tonë ishte mbledhja urgjente e qeverisë në Britani, e cila vendosi të […]

maj 22, 2024 - 22:00
 0  8
Nuk e takoi në Tiranë, Cameron telefonon Begajn: Diskutuam për rolin e Shqipërisë si një aleate e NATO

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ndodhej ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Shqipëri, por edhe pse u takua me kreun e qeverisë Edi Rama, ai nuk mundi të takohej me presidentin Bajram Begaj.

Shkak për ndërprerjen e vizitës në vendin tonë ishte mbledhja urgjente e qeverisë në Britani, e cila vendosi të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme më 4 korrik.

Pasditen e së mërkurës Cameron përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se ka telefonuar Presidentin Bajram Begaj.

Në postim ai shkruan se me Begajn kanë disktuar rreth çështjes së Shqipërisë dhe rolit të saj si aleatë të ngushtë të NATO-s.

Biseda telefonike konfirmohet edhe nga presidenti Begaj.

“Kisha një telefonatë sot me Zotin David Cameron, Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s. Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Rritja e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR vlerësohet veçanërisht”,-njofton Begaj.

Capture