PD do të mbajë protestë kombëtare më 12 korrik
PD do të zhvillojë protestë kombëtare më 12 korrik në orën 20:00. Në mbledhjen e kryesisë e cila ka filluar në orën 18:00 po diskutohet në lidhje me organizimin e aksionit opozitar. Ndërkohë, ditën e premte do të mblidhet Këshilli Kombëtar, i cili është dhe organi i cili miraton dhe vendimet e kryesisë së PD. […]
PD do të zhvillojë protestë kombëtare më 12 korrik në orën 20:00. Në mbledhjen e kryesisë e cila ka filluar në orën 18:00 po diskutohet në lidhje me organizimin e aksionit opozitar.
Ndërkohë, ditën e premte do të mblidhet Këshilli Kombëtar, i cili është dhe organi i cili miraton dhe vendimet e kryesisë së PD.
Protesta e PD vjen pas një serie protestash të zhvilluar para bashkisë së Tiranës dhe para parlamentit. Po ashtu, protesta e korrikut do të shërbejë dhe si një tregues force politike për Pd që tashmë ka marrë vulën zyrtarisht.
Në mbledhjen e kryesisë ishte në lidhje online dhe kryetari i PD, Sali Berisha i cili u shpreh se duhet të bëhet gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre të gjithë ata qytetarë që duan të bashkohen me PD-në.
“Armiku ynë i përbashkët është Edi Rama. PD ka nevojë jo vetëm të bashkohet me të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet më shumë se kurrë, me të gjithë spektrin opozitar”, tha Berisha.