IPK rekomandon suspendimin për një polici në Kaçanik, dyshohet se ndërhyri në sistemin e policisë

Inspektorati Policori Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të Kaçanikut, pasi i njëjti dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin e policisë. Në njoftimin e IPK-së thuhet se dyshohet që zyrtari policor ka ndërhyrë në bazën e të dhënave, duke përdorur kanale private të komunikimit, siç thuhet, për të […]

tetor 3, 2024 - 21:00
 0  7
IPK rekomandon suspendimin për një polici në Kaçanik, dyshohet se ndërhyri në sistemin e policisë
ipk-rekomandon-suspendimin-per-nje-polici-ne-kacanik,-dyshohet-se-nderhyri-ne-sistemin-e-policise

ipk-rekomandon-suspendimin-per-nje-polici-ne-kacanik,-dyshohet-se-nderhyri-ne-sistemin-e-policise

Inspektorati Policori Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të Kaçanikut, pasi i njëjti dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin e policisë.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se dyshohet që zyrtari policor ka ndërhyrë në bazën e të dhënave, duke përdorur kanale private të komunikimit, siç thuhet, për të përçuar informacione që bien ndesh me rregullat e privatësisë dhe sigurisë së informacionit të policisë.

Sipas IPK-së, kjo sjellje përbën një shkelje serioze të detyrave zyrtare dhe cenon integritetin dhe besimin në institucionin policor.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Ferizajt respektivisht stacionit policor të Kaçanikut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “Zbulim i paautorizuar i informacionit konfidencial”.

“Ky rekomandim është bërë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve më të larta etike dhe profesionale në Policinë e Kosovës. Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar bazuar në denoncimin e një qytetari”.

“Bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani nga hetuesit e IPK-së, dyshohet se zyrtari policor ka ndarë informacione të natyrës konfidenciale pa autorizimin përkatës, duke ndërhyrë në sistemin e policisë (bazën e të dhënave) dhe duke përdorur kanale private të komunikimit për të përçuar informacione që bien ndesh me rregullat e privatësisë dhe sigurisë së informacionit të policisë”, thuhet tutje në njoftim.