Irina Shayk mahnit me një fustan të tejdukshëm në eventin e “Vogue” gjatë Javës së Modës në Milano
Irina Shayk shkëlqeu në eventin e “Vogue Italia”, të mërkurën në mbrëmje gjatë Javës së Modës në Milano. Modelja 38-vjeçare ruse – e cila ndan vajzën shtatëvjeçare Lea me ish të dashurin Bradley Cooper – mbërriti me një fustan të hollë, të zi dhe të tejdukshëm. Irina zgjodhi një fustanellë pa mëngë, me prerje të […]
Irina Shayk shkëlqeu në eventin e “Vogue Italia”, të mërkurën në mbrëmje gjatë Javës së Modës në Milano.
Modelja 38-vjeçare ruse – e cila ndan vajzën shtatëvjeçare Lea me ish të dashurin Bradley Cooper – mbërriti me një fustan të hollë, të zi dhe të tejdukshëm.
Irina zgjodhi një fustanellë pa mëngë, me prerje të ulët, me gjatësi maksimale, me palosje përgjatë fundit të saj të gjatë.
Nga ana e saj, edhe Ashley Graham kishte një fustan dantelle të tejdukshëm që ekspozonte sytjenat e saj, shkruan DailyMail.
Të dyja gratë i mbanin flokët e tyre brune të lirshme, me Shayk që zgjodhi një stil elegant dhe të drejtë, ndërsa Graham zgjodhi t’i kishte në valë të buta.
Nëna e tre fëmijëve zhveshi këmbët e saj të tonifikuara e seksi, dhe përfundoi pamjen disa taka të zeza dhe të hapura.