Isen Shabani nga Dobërdolli: “Sonte u pa qartë fitorja që po vjen”

Isen Shabani, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 11 janarit, ka zhvilluar sonte një takim me qytetarët e fshatit Dobërdoll, ku është The post Isen Shabani nga Dobërdolli: “Sonte u pa qartë fitorja që po vjen” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 30, 2025 - 22:00
 0
Isen Shabani nga Dobërdolli: “Sonte u pa qartë fitorja që po vjen”

Isen Shabani, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 11 janarit, ka zhvilluar sonte një takim me qytetarët e fshatit Dobërdoll, ku është pritur me mbështetje të madhe dhe entuziazëm të dukshëm.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe me pjesëmarrje të lartë, Shabani theksoi se energjia dhe përkrahja e qytetarëve janë dëshmi e qartë e fitores që po afron.

“Nga Dobërdolli sonte u pa qartë fitorja që po vjen. Mbështetje e jashtëzakonshme dhe energji që nuk ndalet,” u shpreh Shabani.

Ai falënderoi banorët për mikpritjen dhe besimin, duke theksuar se AKI po ndërton një fushatë të bazuar në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe në zgjidhje reale për problemet lokale.

“Kjo energji na jep forcë dhe përgjegjësi edhe më të madhe. Së bashku, me punë dhe përkushtim, po ecim drejt Fitores së Madhe,” tha Shabani.

Takimi në Dobërdoll u vlerësua nga AKI si një sinjal i fuqishëm i mobilizimit qytetar në prag të zgjedhjeve të 11 janarit, ku partia synon të sjellë ndryshim dhe qeverisje të përgjegjshme në nivel lokal.

The post Isen Shabani nga Dobërdolli: “Sonte u pa qartë fitorja që po vjen” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .