Bolton: Me kthimin e Trump, mund të rikthehet ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane, John Bolton, ka paralajmëruar se me ardhjen e Donald Trump në pushtet mund të rikthehet opsioni për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Diplomati amerikan theksoi se këtë ide fillimisht ia kishte prezantuar ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair. Sipas tij, në një moment të hapur për këtë

dhjetor 11, 2024 - 23:00
 0  6
Bolton: Me kthimin e Trump, mund të rikthehet ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë
bolton:-me-kthimin-e-trump,-mund-te-rikthehet-ideja-per-shkembim-territoresh-mes-kosoves-dhe-serbise

bolton:-me-kthimin-e-trump,-mund-te-rikthehet-ideja-per-shkembim-territoresh-mes-kosoves-dhe-serbise

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane, John Bolton, ka paralajmëruar se me ardhjen e Donald Trump në pushtet mund të rikthehet opsioni për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Diplomati amerikan theksoi se këtë ide fillimisht ia kishte prezantuar ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Sipas tij, në një moment të hapur për këtë opsion si zgjidhje përfundimtare në mes të dyja shteteve ishin edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Se se si erdhën deri kjo ide për “korrigjim te kufijve”, rrëfen për tëvë1 ish-këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane, John Bolton.

“Idenë e një shkëmbimi territorial mes Kosovës dhe Serbisë ma sugjeroi fillimisht ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair. Më pas për këtë çështje unë fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Unë mendova se ky opsion ishte në interesin e stabilitetit në Ballkan për të gjetur një zgjidhje për konfliktet e papërfunduara”, thotë ai.

Pas fitores në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Trump do të udhëheqë sërish si president me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bolton nuk e përjashton mundësinë që ideja e shkëmbimit të territoreve të kthehet sërish në tavolinën e bisedimeve.

“Unë mendoj që gjatë mandatit të dytë të Donald Trump mund të rikthehet ideja për shkëmbimin e territoreve. Por, për këtë gjë kërkohet gatishmëri edhe nga Kosova e Serbia në mënyrë që të lëvizin përpara për një të ardhme më të mirë. Në pikëpamjen time kjo marrëveshje nuk do të paraqiste rrezik për shtetet e tjera të rajonit sepse do të ishte një marrëveshje vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë me pëlqimin e të dyja palëve”.

Diplomati amerikan ka folur edhe për ndryshimet gjeopolitike, ku thotë se Rusia paraqet rrezik për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bolton ka porositur Kosovën dhe Serbinë që në këto rrethana të gjejnë guxim për kompromise.

“Nuk dyshoj që Rusia është e interesuar të krijojë trazira në rajonin e Ballkanit për arsye të ndryshme historike. Lufta në Ukrainë nuk po iu shkon edhe aq mirë, por ambiciet e tyre janë më të mëdha. Prandaj është tepër e rëndësishme për Kosovën dhe Serbisë që të gjejnë një marrëveshje. Qytetarët nga të dyja vendet duhet të jenë të gatshëm të pranojnë zgjidhje të vështira për një të ardhme më të sigurt. Nuk mund të pritet vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i zgjidhur problemet. Pyetja ime është se a po angazhohen mjaftueshëm Kosova dhe Serbia për t’i tejkaluar problemet e tyre”, përfundoi Bolton.

Kujtojmë që shtetet kryesore evropiane ishin kundër një marrëveshjeje për ndryshim të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pavarësisht faktit se Vuçiq dhe Thaçi nuk ofruan asnjëherë propozime konkrete, është përfolur që veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, të shkëmbehej me jugun e Serbisë, ku jeton popullatë shqiptare.