Ish-drejtori i Policisë: S’ka nevojë të jetë e mbyllur Ura e Ibrit, është pjesë e Kosovës, jo e Serbisë
Ish-drejtori i Policisë, Sheremet Ahmet,i ka deklaruar se në rast të ndonjë tensioni Policia e Kosovës do të ndërmerrë të gjitha veprimet e nevojshme. Ai tha për Front Online se Serbia duhet ta kuptojë se nuk ka kufi në Urën e Ibrit, por në Jarinjë e Bërnjak. “Serbia duhet ta kuptojë një herë e përgjithmonë […]
Ish-drejtori i Policisë, Sheremet Ahmet,i ka deklaruar se në rast të ndonjë tensioni Policia e Kosovës do të ndërmerrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Ai tha për Front Online se Serbia duhet ta kuptojë se nuk ka kufi në Urën e Ibrit, por në Jarinjë e Bërnjak.
“Serbia duhet ta kuptojë një herë e përgjithmonë që nuk ka kufi në Urë të Ibrit. Kufiri është Jarinjë e Bërnjak. Ata mendojnë që pjesa veriore është Serbi, por është Kosovë. Veprimet e policisë janë në kuadër të ligjit dhe si të tilla do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme”, u shpreh Ahmeti.
Sipas Ahmetit, Ura e Ibrit nuk duhet të jete e mbyllur.
“Hapja e Urës është nevojë dhe është shumë e drejtë të hapet. Nuk ka as arsye e as nevojë të jetë e mbyllur. Mbyllja e saj është një imagjinare e Serbisë të cilët mendojnë që në Urën e Ibrit është Serbi nuk është Serbi, por Kosovë është intencë kryesore që me çdo kusht tentojnë ta mbajnë të mbyllur që është Serbia”, deklaroi Ahmeti. /FrontOnline/