Ish-inspektori i AKI-së: Ura nuk hapet me ‘daulle’ në media, por në koordinim me NATO-n

Ish-inspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, thotë për Front Online se aktiviteti diplomatik me NATO-n është i domosdoshëm për hapjen e Urës së Ibrit. Ramadani tha se s’ka mbetur asnjë arsye se pse mos të hapet kjo Urë, pasi, siç thotë ai, normalizon veriun e Kosovës. “Hapja e Urës është e drejtë dhe […]

Korrik 21, 2024 - 18:31
 0  4
Ish-inspektori i AKI-së: Ura nuk hapet me ‘daulle’ në media, por në koordinim me NATO-n
ish-inspektori-i-aki-se:-ura-nuk-hapet-me-‘daulle’-ne-media,-por-ne-koordinim-me-nato-n

ish-inspektori-i-aki-se:-ura-nuk-hapet-me-‘daulle’-ne-media,-por-ne-koordinim-me-nato-n


Ish-inspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, thotë për Front Online se aktiviteti diplomatik me NATO-n është i domosdoshëm për hapjen e Urës së Ibrit.

Ramadani tha se s’ka mbetur asnjë arsye se pse mos të hapet kjo Urë, pasi, siç thotë ai, normalizon veriun e Kosovës.

“Hapja e Urës është e drejtë dhe e rëndësishme, sepse simbolizon normalizimin e veriut të Kosovës. Hapja e Urës kalon përmes Selisë së NATO-s, për këtë aktiviteti diplomatik është i domosdoshëm. Ura nuk hapet me daulle në media, por me aktivitete diplomatike me NATO-n. Këtë disa po tentojnë të manipulojnë. Është e qartë se nuk ka mbetur asnjë arsye që tash e disa vite Serbisë i është mundësuar njëlloj VETO në këtë”, tha Ramadani, për Front Online.

Ramadani ka frikë se pompoziteti i pushtetarëve ka zëvendësuar diplomacinë e munguar.

“Kjo më shumë tregon për dështimin e diplomacisë së Kosovës sesa për fitoren e Serbisë. Qeveria duhet që me NATO-n, për shkak të autorizimeve që ka NATO (përmes KFOR-it) të arrijë këtë simbolikë normalizimi. Ura duhet të hapet plotësisht dhe për këtë shpresoj në mbështetjen e NATO-s. Pompoziteti i pushtetarëve frikësohem që ka zëvendësuar diplomacinë e munguar”, deklaroi Ramadani./FrontOnline/