Prokuroria Themelore në Prishtinë sekuestron 166 parcela dhe dy banesa
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit të çështjes penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, se në vazhdën e hetimeve ndaj të pandehurit G.G., sot ka ngrirë/sekuestruar edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graçanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1


Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit të çështjes penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, se në vazhdën e hetimeve ndaj të pandehurit G.G., sot ka ngrirë/sekuestruar edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graçanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milionë euro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë përfituar me vepër penale.
Bëhet e ditur se rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale.