Ish-kryeinspektori i AKI-së: Rusia po përdorë propagandë kundër Kosovës për të sulmuar Perëndimin

Burim Ramadani, ish-kryeinspektori i AKI-së duke folur për Front Online ka deklaruar se tash e dy dekada Rusia ka synim ta ndryshojë të vërtetën e Kosovës. Ramadani thotë se Rusia po përdorë propagandë kundër Kosovës për të sulmuar Perëndimin. “Propaganda ruse tashmë për më shumë se dy dekada ka pasur dhe ka për synim të përçudnojë të […]

Mars 26, 2024 - 19:00
 0  3
Ish-kryeinspektori i AKI-së: Rusia po përdorë propagandë kundër Kosovës për të sulmuar Perëndimin
ish-kryeinspektori-i-aki-se:-rusia-po-perdore-propagande-kunder-kosoves-per-te-sulmuar-perendimin

ish-kryeinspektori-i-aki-se:-rusia-po-perdore-propagande-kunder-kosoves-per-te-sulmuar-perendimin

Burim Ramadani, ish-kryeinspektori i AKI-së duke folur për Front Online ka deklaruar se tash e dy dekada Rusia ka synim ta ndryshojë të vërtetën e Kosovës.

Ramadani thotë se Rusia po përdorë propagandë kundër Kosovës për të sulmuar Perëndimin.

“Propaganda ruse tashmë për më shumë se dy dekada ka pasur dhe ka për synim të përçudnojë të vërtetën e Kosovës. Përmes sponsorizimit të Raportit të Dick Martyt, Rusia ka kaluar në faza të ndryshme e të dëmshme për Kosovën. Është e qartë se Rusia e përdorë propagandën kundër Kosovës për ta goditur SHBA-në dhe Perëndimin në përgjithësi”, theksoi Ramadani.

Arritjet e Kosovës do të rrëzojnë propagandën dhe dezinformimin rus, thotë Ramadani.

“Vetëm konsolidimi i demokracisë, vlerave euro-atlantike dhe arritjet e Kosovës në integrime ndërkombëtare do të rrëzojnë përgjithmonë propagandën dhe dezinformimin rus në raport me Kosovën. Lufta Hibride ruse është e ashpër dhe tejet aktive”, tha ai për Front Online.