Ish-trajneri i Shkupit dhe Shkëndijës do të udhëheqë Strugën
Kampionët e Maqedonisë së Veriut, KF Struga, në ndeshjet e ardhshme do të udhëhiqet nga trajneri i njohur i kampionatit vendas, Qatip Osmani. Ai pritet të udhëheq ekipin edhe në garat kualifikuese evropiane, transmeton Portalb.mk. “Qatip Osmani është trajneri i ri i Struga Trim Lum. Ai te skuadra jonë do të punojë bashkë me Bashkim […]
Kampionët e Maqedonisë së Veriut, KF Struga, në ndeshjet e ardhshme do të udhëhiqet nga trajneri i njohur i kampionatit vendas, Qatip Osmani. Ai pritet të udhëheq ekipin edhe në garat kualifikuese evropiane, transmeton Portalb.mk.
“Qatip Osmani është trajneri i ri i Struga Trim Lum. Ai te skuadra jonë do të punojë bashkë me Bashkim Livorekën, krahun e tij të djathtë, me të cilin së fundmi kishin drejtuar skuadrën e Vllaznisë nga Shkodra”, njoftoi KF Struga.
Në bazë të marrëveshjes, Osmani pritet të udhëheq me ekipin strugan për një vit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
“Patjetër që ishin garat europiane, për ato që diskutuam fillimisht, ku besoj se me disa përforcime adekuate, mund të jemi konkurrues, por gjithnjë duke mbajtur edhe boshtin kryesor të skuadrës, që dorën në zemër ka bërë punën në mënyrën më të mirë këto dy vitet e fundit” – deklaroi Qatip Osmani.
Qatip Osmani më herët ka qenë edhe trajneri i Shkupit dhe Shkëndijës, dy konkurrentët kryesorë të Strugës në garën për titullin kampion.
KF Struga në ndeshjet e fundit të këtij sezoni është udhëhequr nga Meriton Gega, pasi trajneri Shpëtim Duro dhe Struga kanë ndërprerë kontratën. Duro këtë sezon do të udhëheqë me ekipin nga Kosova, Suharekën.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.