Ish,këshilltar i Thaçit– Bislimit: Matrapaz, ke qenë edhe zëvendës-kryeministër i Faton Hajrizit

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në lidhje me Faton Hajrizin. Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se një zëvendëskryeministër i përgjegjshëm nuk bën vlerësime kush është kriminel e kush jo. “Besnik Bislimi ishte zëvendëskryeministër edhe i Faton Hajrizit dhe si njeriu […]

Korrik 20, 2024 - 06:30
 0  5
Ish,këshilltar i Thaçit– Bislimit: Matrapaz, ke qenë edhe zëvendës-kryeministër i Faton Hajrizit
ish,keshilltar-i-thacit–-bislimit:-matrapaz,-ke-qene-edhe-zevendes-kryeminister-i-faton-hajrizit

ish,keshilltar-i-thacit–-bislimit:-matrapaz,-ke-qene-edhe-zevendes-kryeminister-i-faton-hajrizit


Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në lidhje me Faton Hajrizin.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se një zëvendëskryeministër i përgjegjshëm nuk bën vlerësime kush është kriminel e kush jo.

“Besnik Bislimi ishte zëvendëskryeministër edhe i Faton Hajrizit dhe si njeriu i dytë i Qeverisë së Kosovës e ka për detyrim kushtetues dhe ligjor ta trajtojë me dinjitet dhe jo ta “ekzekutojë” për herë të dytë para familjes së tij, pas ekzekutimit që i bëri Serbia.” – ka thënë ai.

Tutje, Behramaj ka shkruar:

“Raporti i një qytetari me shtetin e vet, kushdo qoftë ai, është raport qytetar – shtet. Në rastin e Faton Hajrizit ky raport është një dështim i shtetit që qeveriset nga soji i Besnik Bislimit – i shtetit ku askush ende nuk dha as dorëheqje morale. Ndërsa, qytetarin e Kosovës në raport me shtetin e Serbisë, shteti i Kosovës duhet ta trajtojë si shtetas të vetin. Ky shtet ka detyrime ndaj çdo qytetari, por për Besnik Bislimin takimet me Petkoviqin janë më të rëndësishme sesa kërkimi i llogaridhënies për ekzekutimin e një shtetasi të tij”.

Në fund, ai ka përmendur se zëvendëskryeministri ka ngritur pikëpyetje se pse Hajrizi u arratis në Serbi e jo në Shqipëri.

“Përhapja e teorive të konspiracionit nga pozita e zëvendëskryeministrit, me ngritje të ‘pikëpyetjes’ pse një i arratisur nga burgu iku nga Serbia dhe jo nga Shqipëria, duke u kapur pas deklaratës “jam në një vend të sigurt” vetëm pak orë pas ekzekutimit të tij, tregon mungesë të theksuar të njerëzillëkut tek Besnik Bislimi, i cili nuk tregoi as konsideratë minimale për dhimbjen e familjes së tij!”.