Nagavci: Po marrim hapa konkretë për përmirësimin e performancës së nxënësve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në Festivalin e Shkathtësive Digjitale që është mbajtur në Prizren, nga ku tha se u prezantuan shumë ide kreative. Nagavci tha se ky festival u hap me temën “Edukimi & fuqizimi drejt konceptit të tranzicionit binjak”, që sipas saj, për qëllim ka të frymëzojë, edukojë dhe të […]

maj 25, 2024 - 22:01
 0  5
Nagavci: Po marrim hapa konkretë për përmirësimin e performancës së nxënësve
nagavci:-po-marrim-hapa-konkrete-per-permiresimin-e-performances-se-nxenesve

nagavci:-po-marrim-hapa-konkrete-per-permiresimin-e-performances-se-nxenesve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në Festivalin e Shkathtësive Digjitale që është mbajtur në Prizren, nga ku tha se u prezantuan shumë ide kreative.

Nagavci tha se ky festival u hap me temën “Edukimi & fuqizimi drejt konceptit të tranzicionit binjak”, që sipas saj, për qëllim ka të frymëzojë, edukojë dhe të ndihmojë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme digjitale.

“Kjo iniciativë është në linjë të plotë me objektivat tona si Ministri dhe si Qeveri për mbështetjen e pakursyer të tranzicioneve të shumëfishta që po kalon Kosova, në hap me ndryshimet e shpejta në tërë botën”.

“Ky Festival është rezultat i një bashkëpunimi me bazë të gjerë, ku përfshihen 11 universitete publike dhe private të vendit, dhe realizohet me mbështetjen e disa donatorëve”, shkroi Nagavci.

Më tej, Nagavci tha se në Strategjinë e Arsimit 2022-2026, digjitalizimi i arsimit është një nga pesë objektivat strategjike, që sipas saj, synon përdorimin e teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe cilësisë në arsim.

“Andaj, si Qeveri e si MAShTI jemi duke ndërmarrë hapa konkretë bashkë me Ministritë e linjës dhe organizatat ndërkombëtare, me pikësynimin për përmirësimin e performancës së nxënësve dhe për të ardhmen e tyre”, tha ajo.