Ismet Ramadani për legjitimitetin: Partitë në pushtet duhet ta kenë të qartë se nuk janë më në botën virtuele

Çështja e legjitimitetit nuk është aq me rëndësi, sepse sa do të jetë legjitime, këtë do ta vlerësojnë qytetarët në zgjedhje. Kështu vlerëson mes tjerash Ismet Ramadani në ClickPlus në The post Ismet Ramadani për legjitimitetin: Partitë në pushtet duhet ta kenë të qartë se nuk janë më në botën virtuele appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 2, 2024 - 04:00
 0  8
Ismet Ramadani për legjitimitetin: Partitë në pushtet duhet ta kenë të qartë se nuk janë më në botën virtuele

Çështja e legjitimitetit nuk është aq me rëndësi, sepse sa do të jetë legjitime, këtë do ta vlerësojnë qytetarët në zgjedhje.

Kështu vlerëson mes tjerash Ismet Ramadani në ClickPlus në TV21, teksa foli se si e përkufizon çështjen e legjitimitetit të partive shqiptare në pushtet.

Më tej tha se partitë duhet ta kenë të qartë se tashmë nuk janë një botë virtuele të kënaqësisë, por në botë të përgjegjësisë.

“Të jenë në krye të detyrës. Të dihet se atje janë për interesa të qytetarëve, për interesa të popullit të vet, por edhe të shtetit, sepse megjithatë institucionet janë shtetërore. Nëse merret përgjegjësia, atëherë duhet t’i themi vetes paraprakisht se nuk kalojmë në një botë virtuele të kënaqësisë në pushtet, por kalojmë në një botë të përgjegjësisë”, tha Ramadani.

The post Ismet Ramadani për legjitimitetin: Partitë në pushtet duhet ta kenë të qartë se nuk janë më në botën virtuele appeared first on Flaka, në çdo lajm... .