Italia dhe Maqedonia ndërlidhen në sferën e arsimit, Silvestri: E rëndësishme që studentët të ndërtojnë të ardhmen Europiane

Roma zyrtare dhe Shkupi kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike, vlerësoi ambasadori italian në vend, Andrea Silvestri. Ai përmendi se marrëdhënie të tilla duhet të ushqehen mes dy shoqërive, andaj në këtë kontekst ambasadori përshëndeti bashkëpunimin mes Universitetit italian Katolika dhe Amerikan Kolexh në arsim dhe shkëmbim studentësh. Silvestri thotë se kështu ndërtohet e ardhmja e […]

qershor 12, 2024 - 21:00
 0  7
Italia dhe Maqedonia ndërlidhen në sferën e arsimit, Silvestri: E rëndësishme që studentët të ndërtojnë të ardhmen Europiane

Roma zyrtare dhe Shkupi kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike, vlerësoi ambasadori italian në vend, Andrea Silvestri. Ai përmendi se marrëdhënie të tilla duhet të ushqehen mes dy shoqërive, andaj në këtë kontekst ambasadori përshëndeti bashkëpunimin mes Universitetit italian Katolika dhe Amerikan Kolexh në arsim dhe shkëmbim studentësh. Silvestri thotë se kështu ndërtohet e ardhmja e përbashkët europiane.

“Në njërën anë i kemi marrëdhëniet politike që janë të shkëlqyeshme. E dini se vizita e parë zyrtare e presidentes Siljanovska Davkova ishte në Itali. Por në anën tjetër është shumë e rëndësishme që marrëdhëniet të ndërtohen që nga fundi, në nivel të shoqërive, andaj në këtë drejtim, fakti se studentët e dy vendeve do të mund të vijnë dhe të njihen,  është shumë e rëndësishme për ndërtimin e së ardhmes europiane, të gjithë bashkë”, tha Andrea Silvestri – Ambasador i Italisë.

Të dy universitetet u morën vesh që në të ardhmen studentët të kenë diplomë të dyfishtë në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare që do të njihet në Maqedoni dhe në Itali. Universiteti Katolika është universiteti më i madh privat në Europë dhe universiteti më i madh katolik në botë.

 “Tani filluam një program të ri, me diplomë të dyfishtë në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve globale, kështu që studentët nga Shkupi do të kalojnë këtu në Amerikan Kolexh në Shkup dhe një vit në Katolika, Universitetin në Milano. Programi ka të bëjë me marrëdhëniet ndërkombëtare, por me qasje multidisiplinore në ekonominë, shkencat politike dhe sociologjinë”, potencoi Gvido Merxoni – Dekan i Universitetit Katolika.

 “Bashkëpunimi i këtillë është me të vërtetë i jashtëzakonshëm sepse krijon mundësi që të rinjtë tanë të studiojnë te më të mirët dhe ta akumulojnë më të mirën në Shkup dhe në Milano dhe të marrin diplomë e cila është e dizajnuar që të prodhojë liderë të ardhmërisë te ne dhe në Europë”, u shpreh Ivan Dodevski – Dekan i Universitetit Amerikan Kolexh.

Sipas vlerësimit të përbashkët të pjesëmarrësve në panel, i përkushtuar thellimit të marrëdhënieve maqedono-italiane, kjo iniciativë do të mundësojë jo vetëm avancim të cilësisë së arsimit maqedonas dhe mundësi të reja për të studiuar, por edhe thellim të marrëdhënieve dypalëshe mes Maqedonisë dhe Italisë.