Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion

Televizioni shtetëror i Iranit është sulmuar nga Izraeli ditën e sotme gjatë transmetimit live. Në një video të publikuar në X, duket që gjatë transmetimit live, teksa spikerja jepte lajmet godina ku ndodhet televizioni duket se është tronditur nga një sulm. Spikerja largohet menjëherë ndërsa studioja e lajmeve mbulohet nga tymi. Sipas The Jerusalem Post, […]

qershor 16, 2025 - 19:00
 0  5
Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion

Televizioni shtetëror i Iranit është sulmuar nga Izraeli ditën e sotme gjatë transmetimit live.

Në një video të publikuar në X, duket që gjatë transmetimit live, teksa spikerja jepte lajmet godina ku ndodhet televizioni duket se është tronditur nga një sulm.

Spikerja largohet menjëherë ndërsa studioja e lajmeve mbulohet nga tymi.

Sipas The Jerusalem Post, një sulm i tillë ishte paralajmëruar nga Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se “zëdhënësi i propagandës dhe nxitjes iraniane është në rrugën e zhdukjes”, duke shtuar se ka filluar evakuimi i banesave përreth.

Gazeta shtetërore e Iranit, Hamshahri, thotë se disa punonjës të transmetuesit shtetëror janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që shënjestruan kanalin e lajmeve IRIB.