“Jam demokrat euroatlantik”, Basha: Berisha dhe Rama bëjnë pazare bashkë
Pasi humbi vulën, Lulzim Basha akuzon kryetarin e PD, Sali Berisha se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama. Basha, i cili tashmë e identifikon veten si drejtuesi i demokratëve euroatlantik, tha në një intervistë televizive se grupi i tij do e çojë çështjen e vulës deri në gjykatat e Strasburgut. Sipas Bashës, pazari mes Ramës dhe […]
Pasi humbi vulën, Lulzim Basha akuzon kryetarin e PD, Sali Berisha se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.
Basha, i cili tashmë e identifikon veten si drejtuesi i demokratëve euroatlantik, tha në një intervistë televizive se grupi i tij do e çojë çështjen e vulës deri në gjykatat e Strasburgut.
Sipas Bashës, pazari mes Ramës dhe Berishës është dhënie e vulës për të lënë PS në pushtet edhe për 4 vite të tjera.
“Nuk pati gjykim themeli në Apel, sikundër udhëzonte Gjykata e Lartë. Me çështjen do të merren juristët, ne nuk harxhojmë asnjë minutë kohë me këtë debat shterpë”, tha Basha.
Basha tha se pazari Rama-Berisha do të vijojë dhe shqiptarët do të përballen me “gjëma si pasojë e këtij pazari”.
“Amnistia e votuar nga disa deputetë të PD-së për të liruar zyrtarë të dënuar nga SPAK për korrupsion është fakt dhe nuk është akuzë”, tha Basha.
Ai u shpreh se ka bashkuar votat me socialistët për reformën në drejtësi, ndërsa u shpreh se nuk mund të krahasohet bashkimi i votave për rritjen e pagave të atyre që pastrojnë sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit dhe bashkimin e votave për të liruar nga burgu të korruptuarit e Edi Ramës.
“Ky është fakt i bashkëpunimit mes Ramës dhe Berishës”, tha Basha.