“Jam mësuar të shkoj në polici”, kërkohet paraburgim për një të dyshuar për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj Sh.B. dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij. Sipas kërkesës së Prokurorisë “ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet Sh.B., më dt.07.10.2025 rreth orës 09:30 min, në fshatin


Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj Sh.B. dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Sipas kërkesës së Prokurorisë “ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet Sh.B., më dt.07.10.2025 rreth orës 09:30 min, në fshatin Berish, Komuna Malishevë, me forcë tenton ta pengoj personin zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe atë të dëmtuarin N.Q., – Gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega Malishevë – Departamenti i Përgjithshëm Divizioni Civil, në atë mënyrë që ditën kritike derisa i dëmtuari ka qenë në teren së bashku me procesmbajtësin/dëshmitarin për një kontest pronësor, aty shkon i pandehuri fillimisht debaton me avokatin ku i drejtohet me fjalët “Pse ke hyr në këtë lëndë”, ku avokati kërkon nga Gjyqtari që ta konstatoj këtë, i dëmtuari /Gjyqtari i prezantohet të pandehurit si Gjyqtar i lëndës dhe e ka lutur që mos të pengohet seanca në teren se përndryshe është i detyruar ta thërras policinë, mirëpo i pandehuri nuk e respekton policinë dhe me tone të larta i përgjigjet me fjalët “Unë jam mësuar që të shkoj në polici dhe thirri edhe njësinë speciale”, duke vazhduar që të pengoj gjyqtarin me duar në gjoksin e tij”.
“Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, pengim i personit zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 401 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së. I pandehuri që nga data 7 tetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.”
