Janë arrestuar dy persona nga Haraçina, dyshohet se tentuan të zhvatin një borxh të pretenduar prej 50 mijë eurosh

Dje në Shkup janë privuar nga liria B.A (39) dhe S.A (35), të dy nga fshati Haraçinë e Shkupit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale nga neni 258 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Sipas MPB-së, ata dyshohen se gjatë këtij muaji në disa raste kanë tentuar të zhvatin 50.000 euro […]

shtator 14, 2024 - 21:00
 0  9
Janë arrestuar dy persona nga Haraçina, dyshohet se tentuan të zhvatin një borxh të pretenduar prej 50 mijë eurosh
Arrestim, foto nga Unsplash/YakobchukOlena

Dje në Shkup janë privuar nga liria B.A (39) dhe S.A (35), të dy nga fshati Haraçinë e Shkupit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale nga neni 258 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Sipas MPB-së, ata dyshohen se gjatë këtij muaji në disa raste kanë tentuar të zhvatin 50.000 euro nga një person nga Shkupi si gjoja borxh ndaj njërit prej të arrestuarve.

“Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, njofton MPB.