Janë mbyllur pjesa më e madhe e procedurave për konfirmimin e rezultatet edhe të rrethit të dytë zgjedhor në RMV
Bërvenica, Karposhi dhe Shuto Orizare janë të vetmen komuna për të cilat nuk janë mbyllur rezultatet përfundimtare. Tashmë kanë skaduar të gjithë mandatet e ankesave kurse Administrativja një ditë më parë hodhi poshtë edhe katër ankesat e fundit të procesit zgjedhor.Pas konfirmimit të rezultateve nga KSHZ-ja, fituesit do të mund të marrin certifikatat e tyre […]
Bërvenica, Karposhi dhe Shuto Orizare janë të vetmen komuna për të cilat nuk janë mbyllur rezultatet përfundimtare. Tashmë kanë skaduar të gjithë mandatet e ankesave kurse Administrativja një ditë më parë hodhi poshtë edhe katër ankesat e fundit të procesit zgjedhor.Pas konfirmimit të rezultateve nga KSHZ-ja, fituesit do të mund të marrin certifikatat e tyre dhe të fillojnë mandatin e tyre të ri.
KSHZ-ja katër ditë më parë konfirmoi rezultatet përfundimtare në 29 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, kurse krerët e rinj kanë marrë ose marrin këto ditë mandatin në ceremoni pranim-dorëzimi.Pasi të mbyllet procesi edhe për tre komunat e mbetura, KSHZ-ja duhet të sjellë vendim për përmbylljen e procesit të zgjedhjeve lokale.
Me miratimin e këtij vendimi, Kodi zgjedhor parashikon emërimin e të besueshmit të qeverisë në Komunat ku zgjedhjet dështuan, në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë.
“…Qeveria, brenda 15 ditëve, emëron një të besueshëm për të kryer detyrat e kryetarit të komunës. Qeveria, jo më vonë se 15 ditë pas datës së emërimit të të besueshmit, njofton Kryetarin e Kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar komune”, thonë në Kodi zgjedhor.
Më përfundimin e zgjedhjeve, fillojnë të rrjedhin afatet ligjore prej 60 ditësh për shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat ku ky proces dështoi për shkak të mospërmbushjes së censusit.
“Zgjedhjet e përsëritura për komunën përkatëse mbahen jo më vonë se 60 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, me ç’rast kushti i parashikuar në lidhje me pjesëmarrjen e një të tretës së numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar… nuk zbatohet”, thuhet në Kodi zgjedhor.
Të besueshmit e qeverisë pritet të emërohen në seancë qeveritare brenda kësaj jave, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski. Deklarata e tij u kundërshtua nga kreu i Gostivarit Valbon Limani i cili tha se ai është ushtrues detyre kryetar, ose i emëruar si i besueshëm i qeverisë dhe sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, ai thotë se ka mandat deri në zgjedhjet e kreut të ri./Alsat