Janina Ymeri: Ekonomia jonë nuk mund të drejtohet nga rrenat e broçkullat
Në seancën e jashtëzakonshme për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se importi i rrymës është rritur në përmasa të paparashikueshme. Ajo po ashtu tha se qytetari nuk ka pasur asnjë shkak që të paguajë rritjen e energjisë elektrike. “E para për energji, krejt çka dimë


Në seancën e jashtëzakonshme për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se importi i rrymës është rritur në përmasa të paparashikueshme.
Ajo po ashtu tha se qytetari nuk ka pasur asnjë shkak që të paguajë rritjen e energjisë elektrike.
“E para për energji, krejt çka dimë është se është rritur importi në përmasa të paparashikueshme më herët. Kjo ka ndodh edhe pse prodhimi ka rënë, por kohëve të fundit ka rënë edhe thëngjilli”, tha Ymeri.
“Është mirë me ju tregu që energjia elektrike këtë vit është shty, por nuk do të thotë se nuk do të rritet. Edhe këtë vit, edhe vitin e kaluar nuk kemi pasur asnjë lloj shkaku që në të paguajmë rritjen e energjisë elektrike, ka qenë keqmenaxhimit i komplet sektorit energjetik”, u shpreh deputetja.
Pos tjerash, deputetja kërkoi hetim gjithëpërfshirës për të zbardhur krejt ato që kanë ndodhur në sektorin energjik.
“Ekonomia jonë nuk mund të drejtohet nga rrenat, broçkullat dhe lloj-lloj fjalie që del për me mbulu çka ka ndodh gjatë këtyre viteve, dhe kjo nuk mund të hetohet nga Zyra e Rregullatorit, pasi është palë e inkriminuar në këtë tollovi të energjisë elektrike”, tha ajo.
