Javën e kaluar në Prishtinë u sekuestruan 5 armë zjarri, u shqiptuan mbi 4 mijë gjoba në trafik
Javën e kaluar në Prishtinë janë realizuar 208 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 67 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime. “Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi


Javën e kaluar në Prishtinë janë realizuar 208 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 67 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë sekuestruar 5 armë zjarri dhe janë shqiptuar 4785 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.
Komunikata e plotë:
Vazhdojnë aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 208 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 67 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
• Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 5 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
• Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4785 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 837 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil.