“Je dele e Edi Ramës”, përplasje në Komisionin e Ligjeve, Gogu: Mos më dhuno, mos kërce 

Pas rreth 5 muajsh komisionet parlamentare iu rikthyen sot normalitetit me debatin dhe miratimin e projektligjeve.  Por edhe në mbledhjen e parë të Komisionit të Ligjeve, nuk munguan përplasjet mes deputetëve.  Asllan Dogjani ishte ai që e cilësoi Gogun “dele” të Edi Ramës dhe i kërkoi të mos merrej me punët e brendshme të opozitës.  […]

Mars 18, 2024 - 17:00
 0  5
“Je dele e Edi Ramës”, përplasje në Komisionin e Ligjeve, Gogu: Mos më dhuno, mos kërce 

Pas rreth 5 muajsh komisionet parlamentare iu rikthyen sot normalitetit me debatin dhe miratimin e projektligjeve. 

Por edhe në mbledhjen e parë të Komisionit të Ligjeve, nuk munguan përplasjet mes deputetëve. 

Asllan Dogjani ishte ai që e cilësoi Gogun “dele” të Edi Ramës dhe i kërkoi të mos merrej me punët e brendshme të opozitës. 

Gogu tha se nuk po fyen njeri, ndërsa shtoi se po flet në hapësirën e tij të rregullores për të diskutuar. 

Pjesë nga debati: 

Tonin Gogu: Ju vini nga një aksion i mahnitshëm opozitar, për të cilin falënderoj vetëm Bardhin, i cili shkoi, ju gjeti, ju mori, ju solli dhe bëri shumë mirë që ne të debatojmë. 

Xhemal Qefalia: Ka të drejtë toni. 

Sula e kundërshton nga vendi. 

Toni Gogu: Në fakt jo ty, ti ke të drejtë. Ti je akoma rrugë humbur. 

Asllan Dogjani: Je dele e Edi Ramës ti, more vesh apo jo. 

Klotilda Bushka: Ti dëgjojmë të gjithë kolegët. 

Gogu: Zoti Dogjani, s’të përmenda. Mund të më thuash cila ishte fyerja ime? Të lutem! 

Asllan Dogjani: Mos na Fyej. 

Toni Gogu: Fyerjet po i zë ti në gojë. Kujdes! Me shumë kujdes! 

Asllan Dogjani: Ore vazhdo me procedurën, s’ke punë me ne. 

Gogu: Të lutem mos më dhuno, jam në hapësirën time rregullative për të diskutuar. Pse kërceni?! Ne ju dëgjojmë. Shumë që keni ardhur, të debatojmë. 

Xhemal Qefalia: Nuk ia hiqni dot meritën Bardhit.