Jemi duke punuar për hapjen e një qendre për trajnimin e pilotëve në Maqedoni, tha Toshkovski

Mendojmë që në Maqedoni të krijojmë Qendër për trajnimin e pilotëve, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas mbledhjes së Komisionit drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit për menaxhim me kriza, kryetar i të cilit është vetë ai. Siç tha Toshkovski, në seancë është diskutuar se nevojiten zgjidhje sistematike për përballimin […]

Jan 22, 2025 - 20:00
 0  4
Jemi duke punuar për hapjen e një qendre për trajnimin e pilotëve në Maqedoni, tha Toshkovski
Avion për shuarjen e zjarreve. Foto: e marrë nga QMK me leje

Mendojmë që në Maqedoni të krijojmë Qendër për trajnimin e pilotëve, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas mbledhjes së Komisionit drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit për menaxhim me kriza, kryetar i të cilit është vetë ai. Siç tha Toshkovski, në seancë është diskutuar se nevojiten zgjidhje sistematike për përballimin e zjarreve, vërshimeve, tërmeteve në vend, si dhe për krijimin e një institucioni funksional, transmeton Portalb.mk.

“Shteti ka një sistem totalisht jofunksional që duhet t’i përgjigjet krizave. I obligojmë institucionet me masa të reja parandaluese që të jenë më të përgatitura, por fakti është se një zgjidhje e tillë jofunksionale e sistemit është lënë nga paraardhësit dhe është shumë e vështirë ta vendosësh atë në binarë në një kohë të shkurtër. Po mendojmë të krijojmë një qendër për trajnimin e pilotëve në Maqedoni dhe po punojmë për të. Është diçka që ka qenë dikush, por mendoj se për shkak të paaftësisë e kanë shkatërruar në vitet e kaluara”, tha Toshkovski.

Ministri tha se në muajt e fundit grupet punuese kanë punuar për legjislacionin, më pas kanë përcaktuar hapat e saktë që do të ndërmerren, duke parashikuar se cilat nene duhet të shfuqizohen dhe cilat ligje duhet të ndryshohen.

“Mendoj se rreth 19 ligje janë të lidhura me temën, në drejtimin se si të krijohet një zgjidhje sistematike dhe të kuptohet tërësisht dhe seriozisht puna riorganizuese. Prandaj kemi mbledhjen e Këshillit Drejtues në janar, e jo në qershor siç është bërë më parë”, tha Toshkovski.

Maqedonia e Veriut ka mungesë të pilotëve. Drejtoria e Mbrojtjes dhe e Shpëtimit vitin e kaluar në fillim të sezonit të zjarreve kishte tre avionë Er-Ttraktor, por vetëm një pilot aktiv. Dy prej tyre tashmë kanë dalë në pension. Nuk dihet nëse janë punësuar pilotë të rinj.