Joe Biden u diagnostifikua me kancer agresiv, reagon Donald Trump

Një lajm i rëndë tronditi opinionin publik këtë mëngjes: Presidenti amerikan Joe Biden është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës, e cila tashmë ka metastazuar në kocka. Njoftimi u bë publik nga zyra personale e ish-presidentit, ku theksohet se diagnoza u bë pas disa simptomave urinare të përkeqësuara dhe ekzaminimeve mjekësore të […] The post Joe Biden u diagnostifikua me kancer agresiv, reagon Donald Trump appeared first on InfoShqip.com.

maj 19, 2025 - 15:30
 0  15
Joe Biden u diagnostifikua me kancer agresiv, reagon Donald Trump

Një lajm i rëndë tronditi opinionin publik këtë mëngjes: Presidenti amerikan Joe Biden është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës, e cila tashmë ka metastazuar në kocka.

Njoftimi u bë publik nga zyra personale e ish-presidentit, ku theksohet se diagnoza u bë pas disa simptomave urinare të përkeqësuara dhe ekzaminimeve mjekësore të zhvilluara javën e kaluar.

Biden, 82 vjeç, ka marrë një diagnozë me rezultat Gleason 9 (Grupi i Gradës 5), që përfaqëson nivelin më të lartë të agresivitetit për këtë lloj kanceri.

Megjithatë, zyrtarët theksojnë se kanceri është hormon-sensitiv, duke lënë hapur mundësinë për trajtime efektive dhe një strategji të kujdesshme mjekësore që po shqyrtohet aktualisht nga ekipi i tij shëndetësor.

Në mesin e reagimeve të shumta, vëmendje mori deklarata e Donald Trump, i cili përmes platformës së tij “Truth Social” reagoi me një ton solidariteti:

“MELANIA DHE UNË U TRISHTUAM KUR DËGJUAM PËR DIAGNOZËN E FUNDIT MJEKËSORE TË JOE BIDEN. I DËRGOJMË URIMET TONA MË TË NGROHTA JILL-IT DHE GJITHË FAMILJES, DHE I UROJMË JOE-S NJË RIKUPERIM TË SHPEJTË DHE TË SUKSESSHËM.”

The post Joe Biden u diagnostifikua me kancer agresiv, reagon Donald Trump appeared first on InfoShqip.com.