Joseph: Vizita e Burns në rajon e Kosovë fatkeqe, sinjal i brengës në Uashington për tensione në Ballkan

Në një intervistë për televizionin publik, Joseph tha se vizita e William Burns në vendet e Ballkanit në këtë kohë nuk është diçka e mirë. “Unë do ta përdorë vetëm një fjalë për ta përshkruar vizitën e Willim Burnsit. Fatkeqe. Kjo nuk është një vizitë e lumtur, nuk është një lloj vizite sikur ajo e […]

gusht 24, 2024 - 02:00
 0  7
Joseph: Vizita e Burns në rajon e Kosovë fatkeqe, sinjal i brengës në Uashington për tensione në Ballkan
joseph:-vizita-e-burns-ne-rajon-e-kosove-fatkeqe,-sinjal-i-brenges-ne-uashington-per-tensione-ne-ballkan

joseph:-vizita-e-burns-ne-rajon-e-kosove-fatkeqe,-sinjal-i-brenges-ne-uashington-per-tensione-ne-ballkan

Në një intervistë për televizionin publik, Joseph tha se vizita e William Burns në vendet e Ballkanit në këtë kohë nuk është diçka e mirë.

“Unë do ta përdorë vetëm një fjalë për ta përshkruar vizitën e Willim Burnsit. Fatkeqe. Kjo nuk është një vizitë e lumtur, nuk është një lloj vizite sikur ajo e nivelit te Bill Blinton, Hillary Clinton, ose e ndonjë Ndihmës-Sekretari apo dikujt siç është Blinken. Kjo nuk është diçka e mirë, sepse William Burns për momentin është mjaft i përfshirë në negociata shumë serioze për ndaljen e luftimeve në mes të Izraelit dhe Hamasit. Ky është prioriteti kryesor për momentin për administratën e ShBA-ve. Ai vjen sepse Uashingtoni i sheh këto si pika vështirësish, problemesh dhe kjo nuk është një vizitë e lumtur”, tha ai.

Tutje, ai deklaroi se ky është edhe një sinjal i brengës së Uashingtonin lidhur me gjendjen në Ballkan dhe për konfrontimet e mundshme.

“Është një vizitë fatkeqe dhe një sinjal i brengës në Uashington lidhur me tensionet dhe potencialin e një lloj konfrontimi në Ballkan dhe ky do të ishte sqarimi më i mirë, se pse William Burns në një kohë kaq të rëndësishme vjen në vendet e Ballkanit. Z. Burns ndoshta ka informata dhe do të flasë ndoshta për kërcënime potenciale sigurie në rajon. Disa nga ato mund të jenë nga Rusia” deklaroi profesori amerikan.