Myslimanët që votuan për Trumpin, zemërohen me udhëheqësit që po i zgjedh republikani

Liderët myslimanë në Shtetet e Bashkuara, të cilët mbështetën kandidatin republikan, Donald Trump si një formë proteste ndaj mbështetjes së presidentit, Joe Biden për luftën e Izraelit në Gaza dhe sulmet ndaj Libanit, kanë shprehur zhgënjim të thellë me zgjedhjet e republikanit për pozicionet kyçe në administratën e tij. “Trump fitoi falë nesh dhe ne […] The post Myslimanët që votuan për Trumpin, zemërohen me udhëheqësit që po i zgjedh republikani appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 16, 2024 - 22:00
 0  4
Myslimanët që votuan për Trumpin, zemërohen me udhëheqësit që po i zgjedh republikani

Liderët myslimanë në Shtetet e Bashkuara, të cilët mbështetën kandidatin republikan, Donald Trump si një formë proteste ndaj mbështetjes së presidentit, Joe Biden për luftën e Izraelit në Gaza dhe sulmet ndaj Libanit, kanë shprehur zhgënjim të thellë me zgjedhjet e republikanit për pozicionet kyçe në administratën e tij.

“Trump fitoi falë nesh dhe ne nuk jemi të kënaqur me zgjedhjen e tij për Sekretarin e Shtetit dhe pozitat e tjera”, tha Rabiul Chowdhury, investitor nga Filadelfia dhe bashkëthemelues i grupit “Myslimanët për Trump”.

Mbështetja e votuesve myslimanë mendohet të ketë ndihmuar 78-vjeçarin të fitojë shtetet kyçe si Michigani, shkruan reuters.

Trump emëroi senatorin republikan, Marco Rubio si Sekretar Shteti, një figurë e njohur për mbështetjen e fortë ndaj Izraelit. Rubio më herët kishte deklaruar se nuk mbështet armëpushimin në Gaza dhe se Izraeli duhet të shkatërrojë “çdo element të Hamasit”.

Gjithashtu, Trump emëroi Mike Huckabee, ish-guvernatorin e Arkansasit, si ambasador në Izrael, i cili mbështet okupimin izraelit të Bregut Perëndimor.

Ndërkohë, për ambasadore pranë Kombeve të Bashkuara, Trump zgjodhi përfaqësuesen republikane Elise Stefanik, e cila ka kritikuar OKB-në duke e quajtur “vatër të antisemitizmit” për shkak të qëndrimeve të saj kundër sulmeve izraelite në Gaza.

Reginaldo Nazarko, drejtor ekzekutiv i rrjetit AMEEN (Rrjeti Amerikan për Angazhimin dhe Fuqizimin Mysliman), tha se votuesit myslimanë prisnin që presidenti i zgjedhur të emëronte zyrtarë të angazhuar për paqen.

Jemi shumë të zhgënjyer. Duket se kjo administratë është e mbushur me neokonservatorë dhe figura ekstreme pro-izraelite dhe pro-luftës”, tha Nazarko.

Hassan Abdel Salam, ish-profesor në Universitetin e Minesotës, vuri në dukje se planet e Trumpit për kabinetin e tij janë edhe më ekstreme sesa pritej.

Duket sikur është në një ‘autopilot cionist’. Ende presim të shohim drejtimin e administratës, por duket se komuniteti ynë është tradhtuar”, deklaroi Salam.

Fushata e Trumpit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment, nga ana tjetër, Rola Makki, nënkryetare e Partisë Republikane të Michiganit për komunitetet myslimane, mbrojti zgjedhjet e Trumpit.

Ndoshta të gjithë nuk do të jenë të kënaqur me çdo emërim, por ajo që ka rëndësi është rezultati përfundimtar. Trump dëshiron paqe, dhe administrata aktuale mban përgjegjësinë për dhjetëra mijëra palestinezë dhe libanezë të vrarë”, pohoi Makki.

The post Myslimanët që votuan për Trumpin, zemërohen me udhëheqësit që po i zgjedh republikani appeared first on InfoShqip.com.